Uji Dea

Buxheti po trafikohet, kontrabanda në kufi mbështetet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Opozita e quan të paligjshëm projektligjin për buxhetin 2016. Qeveria ‘Mustafa-Thaçi’ po e zhvat dhe po e shkatërron shtetin.

Analistë dhe deputetë kosovarë kanë vlerësuar se praktikat e deritashme tregojnë se leximi i parë dhe i dytë duhet të kalojnë në Kuvend nëpërmjet debatit, por në Kosovë nuk pati fare debat

Në seancën e zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës dhe pa prezencën e opozitës, koalicioni PDK-LDK pa asnjë debat, ditë më parë, e ka miratuan në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2016. Analistët e ekonomisë dhe deputetët të opozitës e kanë akuzuar Qeverinë ‘Mustafa’ se e ka trafikuar buxhetin, pa iu nënshtruar asnjë debati cilësor dhe kritik.

FIDANISHTJA

Projektbuxheti për vitin 2016 është 1 miliard e 598 milionë euro. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë prezantimit para deputetëve, në sallën e improvizuar, theksoi se me këtë buxhet parashihet të ketë zhvillim ekonomik dhe rritje ekonomike 3.8 për qind, që sipas tij është më e madhja në rajon.

Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, ka deklaruar se me këtë projektbuxhet synohet zhvillim më i madh ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, luftimi i evazionit fiskal, krimi i organizuar, kontrabanda dhe korrupsioni.

Ai gjatë fjalimit të tij i ka siguruar deputetët se gjatë leximit të dytë të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm do të merren parasysh të gjitha propozimet, vërejtjet e grupeve parlamentare dhe të komisioneve parlamentare./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.