Uji Dea

Buxheti për vitin 2018 është realizuar për 99.40%

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 ishte 10.902.000 euro dhe ky buxhet është realizuar 99.40 %.

Është mbajtur mbledhja e -II- rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, e një nga to që pati më së shumti diskutime ishin pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018.

Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 ishte 10.902.000 euro dhe ky buxhet është realizuar 99.40 %.

Ai gjithashtu njoftoi edhe për ekzekutimin e shpenzimeve sipas kategorive shpenzuese, ndërkohë që për të hyrat vetanake kanë shënuar rritje gjatë 2018, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë, për 3.13% apo për 24.000 euro.

Fundamenti

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan dhe u aprovuan për tu proceduar në kuvend edhe nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës – Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë.

Propozimi për ndryshimin e vendimit Nr.01-410/03-71 i datës: 08.02.2018 të KKSB-së me kërkesën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e paluajtshme të komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e lapidarit kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi nga Zhitia. /rajonipress/