RCCOLA

Buxheti për arsimin rritet për 12%, kërkohet të investohet në cilësinë e mësimdhënies

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Deklarimet e kryeministrit se buxheti për arsim është rritur për 12 për qind po vlerësohen si investim pozitvë nga njohësit e fushës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, nuk mfajton të ketë vetëm rritje, por duhet që të ketë investim në sektorët ku ka më shumë nevojë.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, tha se nëse është e vërtetë kjo rritje e buxhetit do të tregonte seriozitet të Qeverisë.

Ai thotë se në arsim duhet të investohet së paku 5 për qind e GDP-së.“Po të ishte e vërtet, 12.5 për qind do të ishte një rritje e konsiderueshme dhe do të tregonte seriozitet të qeverisë, unë e shikova KASh-in ajo pjesë që është për shpenzime të arsimit të lartë dhe shpenzimet e administratës qendrore është e vërtet që është rritur përafërsisht aq, por nuk e di a janë rritur për aq edhe buxhetet e grandit specifik për komunat, mendoj se ajo vlerë ka mbet e njëjtë”.

“Nëse dikush e ka seriozisht arsimin, nëse dikush pretendon se ka prioritet arsimin atëherë duhet të investoj 5 për qind të bruto prodhimit kombëtar të Kosovës në arsim, sepse gjendja e arsimit në Kosovë nuk është si në vendet e tjera, është e jashtëzakonshme dhe kushdo që mendon dhe pretendon se do të merret më arsim duhet të investoj së paku 5 për qind të GDP-ja në arsim fillor të mesëm dhe të lartë”, u shpreh ai për EO.

KKVITI

Rexhaj u shpreh se Kosova nuk ka zhvillim të kuadrove që njëzet vite dhe që të zhvillohen këto kuadro sipas tij, duhet të fillojë të trajtohen problemet qysh nga arsimi parashkollor.“Kosova në njëzet e sa vitet e fundit nuk ka zhvillim të kuadrove, mendoj se ka kapacitet Kosova me zhvillu vetën, kur nuk mundet duhet të marr ekspert nga jashtë. Pra duhet të filloj nga arsimi parashkollor edhe tutje gradualisht të trajtohen problemet edhe të vihet deri të arsimi i lartë. Unë konsideroj se dy nën sektorët më të ndishme në Kosovë janë arsimi i mesëm i lartë, shkollat profesionale dhe gjimnazet edhe edukimi parashkollor. Këtu mendoj është ajo ku goditet më së rëndi arsimi në Kosovë”.“Fëmijët shkojnë në shkollë vetëm sa për të shkuar në shkollë nuk përgatitën për tregun e punës më përjashtime të disa qendrave të kompetencës dhe disa shkollave profesionale ku drejtorët janë entuziastë”, tha Rexhaj.

Edhe drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, u shpreh se rritja e buxhetit në arsim është e mirëseardhur por kjo rritje do të kishte kuptim nëse reformat prekin drejtpërdrejt cilësinë e mësimdhënies.“Rritja e buxhetit është e mirëseardhur. Rritja në buxhetin për arsim do të merr kuptim nëse reformat prekin drejtpërdrejt cilësinë e mësimdhënies, pra, ky buxhet duhet të shkoj tek nxënësi në klasë. Llogaridhënia është ai ndryshimi që do të jetësonte ndikimin nga rritja ne buxhet”, tha Qehaja.

Ai tha se cilësia e arsimit mund të rritet vetëm nëse ky buxhet i ndarë për arsimin shkon aty ku duhet. Qehaja po ashtu shtoi se ka mungesa të kuadrove që sipas tij, kjo po dëshmohet nga cilido punëmarrës.

“Cilësia e arsimit mund të rritet vetëm nëse kemi mekanizma të mirëfilltë llogaridhënës që na garantojnë që ky buxhet i alokuar për arsimin shkon aty ku duhet, pra individët përgjegjës mire zbatojnë detyrat e tyre sipas përgjegjësisë ligjore dhe thirren në të njëjtën. Investimi kryesorë duhet te ai investim që na dërgon cilësinë në klase, pra, jo dokumente e strategji, por dokumente dhe strategji qe mirë zbatohen dhe na kthen në një cilësi të rritur si përfitim për nxënësit”.