Buxheti i zorit

Të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, të enjten quan dorën dhe i thanë po projektbuxhetit për vitin 2014. Ata u pajtuan që të hyrat buxhetore do të jenë 1 miliard e 458 milionë euro, ndërsa shpenzimet 1 miliard e 590 milionë euro. Por, para vetes duket se nuk patën asnjë tabelë që tregon se kush sa do të shpenzojë. “As ministri i financave që është sponsorues i këtij projektligji, nuk e di saktësisht se si do të duket buxheti i vitit të ardhshëm”, tregon një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti.
Të enjten ishte dita e fundit kur ekzekutivi do të duhej ta thoshte fjalën e vet se sa para do të kenë në dispozicion agjencitë buxhetore e sa do të jenë të obliguara ato të mbledhin për arkën e shtetit. Përveç kësaj sipas ligjit 31 tetori është afati i fundit kur buxheti duhet ti dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
“Krejt problemi është te vendimi për PTK-në dhe pagat. Po mundohen të fusin në kuadër të buxhetit edhe vendimin për shitjen e PTK-së dhe janë duke i bërë ende kalkulimet për pagat që kanë premtuar”, thotë ky zyrtar. Kjo duket të jetë arsyeja që ende nuk është bërë publik projekt-buxheti as për media. Arsyetimi i ministrisë së Financave për mos publikimin e tij ka qenë se buxheti ende nuk është i gatshëm për arsye teknike, pasi duhet të kaloj fazën e korrigjimit gjuhësor…(Tribuna).