Fundamenti

Buxheti i Kosovës regjistroi deficit të ulët buxhetor

/ 2 minuta lexim
HW

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se, buxheti i Kosovës vitin e kaluar ka regjistruar deficit të ulët buxhetor.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori fiskal deri në nëntor 2018 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 4.4 për qind përkatësisht 13.0 për qind
.

“Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte dukshëm më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi deficit të ulët buxhetor prej 0.8 për qind e BPV-së. Borxhi publik në TM4 2018 ka arritur në 1.1 miliardë euro, që është për 9.7 për qind më i lartë krahasuar me TM4 2017”, thuhet në raportin.

Sipas BQK-së rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie.

Fundamenti

Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 17.1 për qind nga 16.2 për qind sa ishte në TM4 2017.

“Në TM4 2018, sektori i jashtëm është karakterizuar me rritje vjetore të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 31.2 për qind. Si përqindje e BPV-së, deficiti në llogarinë rrjedhëse vlerësohet të ketë arritur në 14.5 për qind, nga 11.7 për qind sa ishte në TM4 2017. Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së deficitit të mallrave si dhe zvogëlimit të suficitit të shërbimeve dhe të ardhurave parësore, përderisa bilanci i të ardhurave dytësore shënoi rritje”, thuhet më tutje në raportin e BQK-së. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.