Uji Dea

Buxheti i bujqësisë për vitin 2015, megjithatë do të jetë një milion euro

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE) është informuar të martën me planin e mbjelljeve vjeshtore, gjendjen e pyjeve, panairin e bletarisë si dhe me raportin e Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, të cilin e ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Fillimisht, drejtori për Bujqësi Ramiz Ramadani, ka thënë se sivjet janë planifikuar të mbillen me grurë 2.850 hektarë si dhe 100 të tjerë, me elb. Ai ka thënë me farë gruri janë subvencionuar 752 fermerë, aq sa ka qenë edhe numri i aplikuesve.

Është hera e parë që Komuna e Gjilanit i ka subvencionuar të gjithë fermerët me farë gruri dhe mbase është komuna e vetme në Kosovë që e ka bërë këtë, ka thënë Ramadani. Sipas tij, një aplikues i vetëm është tërhequr nga kërkesa, pasi është sfiduar nga komisioni, meqë kishte dyshime që do ta përdorte farën për mbjellje.

Në dy raste, komisioni ka zbuluar se nga e njëjta familje kishin aplikuar të dy bashkëshortët, ndërsa në një rast tjetër është konstatuar se personi i njëjtë ka aplikuar me dy adresa të vendbanimit. Këto parregullsi janë mënjanuar, ka thënë Ramadani, duke sqaruar se në rastin e parë bëhet fjalë për fermerë serbë, ndërsa në rastin e dytë, për një fermer shqiptar.

Ramadani ka thënë se me këtë farë, e cila është e testuar dhe e dëshmuar për prodhimtari, priten rendimente më të larta të grurit verën që vjen. Sasia e tërësishme e farës që është shpërndarë është rreth 203 mijë kilogramë.

Ramadani ka thënë se zyrtarët e bujqësisë do t`i përcjellin zhvillimet në terren dhe nëse vërtetohet që ndonjëri nga përfituesit nuk e ka përdorë farën për qëllimin e caktuar, ai do të përjashtohet nga lista gjatë tri viteve të ardhshme.

Sa i përket premtimit të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri për rritjen e investimeve në bujqësi për vitin 2015, në një milion euro, Ramadani ka thënë se ky premtim do të realizohet, pavarësisht se Ministria e Financave e ka ulur buxhetin komunal për bujqësi në 429 mijë euro.

Uji Dea

“Kryetari Haziri më ka garantuar se bujqësia do t`i ketë 1 milion euro buxhet në vitin 2015 dhe ka kërkuar prej meje që planifikimet t`i bëjë në bazë të kësaj shume, meqë ka arritur t`i sigurojë edhe rreth 700 mijë euro nga burime të tjera”, ka thënë Ramadani.

Ndërkaq sa i përket gjendjes së pyjeve, Ramadani ka thënë se menaxhimi i kësaj pasurie është i vështirë, derisa përgjegjësia është e ndarë ndërmjet Komunës dhe Autoritetit Pyjor të Kosovës dhe ka kërkuar që kompetencat për pyjet të barten në nivel lokal. Ndryshe, ai ka thënë se sivjet është bërë rrallimi i pyjeve në Pogragjë, Zhegër e Bresalc, në pjesët që kanë qenë të përfshira nga zjarri.

Kurse Ismajl Januzi, drejtor për Zhvillim Ekonomik, duke folur për panairin e bletarisë, ka thënë se ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Ri-investin. Panairi ka pasur karakter promovues dhe shitës dhe bletarët janë ndarë të kënaqur.

Për më tepër, Januzi ka thënë se Komuna e Gjilanit është në fazën përmbyllëse të marrëveshjes me BKT-në për kreditimin e fermerëve, me një shumë prej 1 milion euro, duke sqaruar se në këtë rast, Komuna e merr përsipër interesin e bankës, ndërsa shumën e kredisë bazë e kthen përfituesi.

Ndryshe, duke folur për projektet dhe investimet tjera, për kushtet dhe ambientin, ai ka thënë se interesime për të ardhur në Gjilan me kapitalin e tyre, kanë shprehur biznesmenë edhe nga Turqia e Kina.

Sa i përket Stacionit të Autobusëve, Januzi ka thënë se kjo është një ndërmarrje e re, meqë statusi i “Kosovatransit” ka mbetur ende i pa zgjidhur me AKP-në, për shkak se kjo ndërmarrje ka një obligim bukur të madh të kryer. “Problemi është si të merret kjo ndërmarrje me gjithë këto obligime që ka”, ka thënë Januzi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.