Fundamenti

Buxheti i asfaltit korruptiv

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pushtetarët planifikojnë për përfitime më të lehta jo të ligjshme.

Shumë fonde planifikohen edhe me buxhetin 2017 të shpenzohen në asfalt, sepse, sipas analistëve, këtu është forma më e lehtë për të zhvatur paranë publike,raporton Gazeta Kosova Sot

Ekspertë ekonomie dhe analistët i bëjnë akuza Qeverisë së Isa Mustafës se që nga ardhja e saj në krye të vendit, dy vjet më parë, kanë vepruar në baza ditore dhe “adhock”, duke mos pasur fare strategji zhvillimore për vendin me synimin për të ndërruar gjendjen ekonomike të vendit. Edhe në buxhetin e vitit 2017, që do të jetë në shumën prej 2 miliardë eurove, shumica e fondeve do t’i dedikohet asfaltit dhe i njëjti buxhet do të jetë me mundësi shumë të kufizuara të zhvillimit ekonomik të vendit. Qeveria “Mustafa” nga dita në ditë po dëshmohet se është një Qeveri që po vepron pa strategji zhvillimore për ndërruar gjendjen e rëndë ekonomike në vend. Sipas njohësve të kësaj fushe, vlerësohet se edhe për vitin e ardhshëm 2017 janë mbi 700 milionë euro nga buxheti i vendit, që janë paraparë të derdhen për asfaltime rrugësh. Asfalti nuk do ta ndryshojë gjendjen ekonomike, por vetëm se do të trashë xhepat e pushtetarëve aktualë. Ndërkaq, me gjithë kritikat asfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i autostradave do të mbeten top- prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore.

Uji Dea

Qeveria duhet të ketë prioritete të tjera Analisti i ekonomisë, njëherësh drejtor i Institutit “Strass”, Ibrahim Rexhepi, për “Kosova Sot”, tha se me ndarjet buxhetore për vitin 2017, sërish mbi 40 për qind e investimeve kapitale janë të destinuara për këtë qëllim, pra për asfalt.

Sipas Rexhepit, sa u përket investimeve, sërish do te kemi një buxhet të asfaltit dhe një buxhet me mundësi të kufizuara që të ndikojë shumë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies së popullatës. “Prandaj, ndryshimet nga vitet e mëhershme, kryesisht qëndrojnë në shumën e investimeve, por jo edhe në destinimin e tyre”, ka thënë ai.

Lidhur me çështjen që trajtohet, bankieri Milazim Abazi, për gazetën “Kosova Sot”, tha se sigurisht Kosova ka nevojë që t’i përmirësojë vazhdimisht rrugët dhe të asfaltojë rrugë të reja, por nëse bëjmë krahasime, atëherë Kosova ka nevojë shumë më tepër të investojnë në shëndetësi, në arsim dhe në fushën e sundimit të ligjit se sa në asfaltimin e rrugëve. “Pa përmirësime rrënjësore në shëndetësi, në arsim dhe në fushën e sundimit të ligjit, Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, e as investime të huaja”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.