Eko Higjiena

Buxheti humb miliarda

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse ka shumë fusha ku Qeveritë e pasluftës dhe Qeveria aktuale kanë dështuar në mbledhjen e buxhetit të vendit, janë disa sish që po dallohen së tepërmi për të keq dhe ato janë evazioni fiskal, kontrabanda dhe në veçanti dështimet më të mëdha arrijnë nga bizneset e lidhura ngushtë me krerët e institucioneve, të partive politike dhe të zyrtarëve të tyre nga politikat “e larta”.

Ekonomia e zezë e dëmton rëndë Republikën.

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha për “Kosova Sot” se armiku më i madh i rritjes së buxheti janë evazioni fiskal dhe kontrabanda, sepse nuk ka asnjë fije dyshimi se në veriun e Kosovës me të madhe po vazhdojnë që të futen mallra nga Serbia në Kosovë nëpër rrugët alternative,raporton Gazeta Kosova Sot

Ndonëse ka shumë fusha ku Qeveritë e pasluftës dhe Qeveria aktuale kanë dështuar në mbledhjen e buxhetit të vendit, janë disa sish që po dallohen së tepërmi për të keq dhe ato janë evazioni fiskal, kontrabanda dhe në veçanti dështimet më të mëdha arrijnë nga bizneset e lidhura ngushtë me krerët e institucioneve, të partive politike dhe të zyrtarëve të tyre nga politikat “e larta”.

Ndaj, këta faktorë, sipas ekspertëve ekonomikë dhe deputetëve janë indikatorët kryesorë për të keq që po e përgjysmojnë buxhetin e Kosovës. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, shkalla e informalitetit në Kosovë tashmë është rritur në 35 për qind të importit të përgjithshëm, që është më shumë se 2.5 miliardë euro gjatë një viti.

Uji Dea

Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, Bali Muharremaj, (AAK), shprehet për “Kosova Sot ” se pushtetarët tanë po kontribuojnë qëllimshëm në mbrojtjen e interesit të tyre përmes zhvatjes, duke ndikuar negativisht në shumë fusha në mbledhjen e buxhetit, duke kërcënuar dhe dështuar në mbledhjen e buxhetit. Ai alarmon se ka dyshime se këtë po e bëjnë trekëndëshi i mafiozëve i përbërë nga mafio-politikanët, mafio-oligarkët financiarë dhe oligarkët e bizneseve të paligjshme dhe të inkriminuara përmes kontrabandës së madhe dhe evazionit fiskal që bëhet në tërë vendin e veçanërisht në Veriun e Kosovës.

Veriu, oazë kontrabande Deputeti opozitar, Muharremaj, shprehet se në veriun e vendit tonë nëpër të gjitha rrugët dytësore, që janë ndërtuar enkas nga tregtarët serbë e shqiptarë, tashmë nga paslufta e deri më sot atje para syve të Policisë së Kosovës po vazhdohet të bëhet një kontrabandë qindra milionëshe e mallrave. Për deputetin Muharremaj është e habitshme, sepse po heshtin Policia e Kosovës dhe doganat lidhur me këtë situatë.

Ndërsa eksperti i fushës së Doganave dhe të Shpedicionit, Lutfi Rexhepi, është i mendimit se dikujt po i konvenon që në atë pjesë të vendit të bëhet kontrabandë dhe evazion fiskal, sepse shton se përfaqësuesit e shtetit po të kishin një dëshirë minimale, ata do të mund ta ndalonin kontrabandën dhe evazionin fiskal në veri të Kosovës. “Kjo do të bëhej nëpërmes krijimit të Task-forcës së përbërë prej Doganave dhe Policisë kufitare, duke krijuar ekipe lëvizëse mobile, si edhe postblloqe kontrolluese që do të përbëheshin nga Doganat dhe Policia kufitare e Kosovës”, ka thënë ai.

Eksperti Integrimeve Evropiane, Nëntor Shaqiri, i ka kritikuar tej mase veprimet neglizhente të deritashme të institucioneve shtetërore të Kosovës, në veçanti Policinë dhe Doganat. “Qeveria e Kosovës duhet të organizohet më mirë që ta luftojnë evazionin fiskal dhe kontrabandën, pasi shkalla e ekonomisë informale ende mbetet e lartë në vendin tonë”, tha ai./kosova sot/