United Hospital

Buxheti ende i paharmonizuar, afati i fundit 31 marsi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Buxheti për këtë vit ende nuk është miratuar, teksa pas kërkesës së ministrit të Financave dhe të Transfereve Besnik Bislimit deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet edhe për muajin mars. Në rast se buxheti nuk votohet deri në këtë datë pagesat do të ndalen. Në ndërkohë, nga ky dikaster u konfirmua që buxheti është në fazën e harmonizimit, shkruan gazeta “Zëri”.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ende nuk kanë arritur ta përfundojë hartimin e projektbuxhetit për vitin 2020. Ndonëse me kërkesë të ministrit të Financave dhe të Transfereve Besnik Bislimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet edhe për muajin mars. Në rast që buxheti nuk arrin të finalizohet deri më datën 31 të këtij muaji ka rrezik të ndalen të gjitha pagesat në vend.

ARKATANA

Në ndërkohë, nga Ministria e Financave dhe e Transfereve është bërë e ditur që projektbuxheti për vitin 2020 është në harmonizim e sipër. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, deri më tani Qeveria nuk është vonuar në miratimin e buxhetit, por procedurat duhet të vazhdojnë tashmë për të arritur miratimin në kohën e duhur. Kosova pati hyrë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar, për shkak se në kohën kur ishte dashur të miratohet Kosova nuk e kishte zgjedhur qeverinë e re, e cila kishte dalë nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.