Uji Dea

Buxheti dhe investitorët, në rrezik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bllokada parlamentare, me pasoja afatgjata ekonomike.Nëse nuk tejkalohet kriza, Kosovën e presin ditë të vështira

“Çdo vonesë e miratimit të Ligjit mbi menaxhimin e financave publike do të shkojnë në dëm të të gjithëve dhe po ashtu nga mosmiratimi i buxhetit do të humbë besimi i investitorëve të huaj”, ka thënë udhëheqësi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Minian

ARKATANA

Është bërë më shumë se një muaj që kur vendi është futur në një bllokadë totale politike të institucioneve nga veprimet e opozitës, e cila po i pamundëson Kuvendit të Kosovës, organit më të lartë legjislativ të vendit, që të zhvillojë seancat plenare të planifikuara. Përveç imazhit jo të mirë për zhvillimin e demokracisë, pamjet e këtilla me tym të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit janë një mesazh negativ edhe për investitorët.

Këtë e thonë diplomat të huaj, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe njohësit e rrethanave ekonomike. Sipas tyre, situata të këtilla e pengojnë vendin edhe në sferën ekonomike, ngase dekurajojnë investitorët e huaj, të cilët e shohin Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar. Ditë më parë kanë qenë ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, dhe ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, që kanë qortuar spektrin politik kosovar, pozitë dhe opozitë, se një gjendje e tillë është një mesazh shumë i keq për investitorët e huaj potencialë dhe se me këto veprime e dëmtojnë ekonominë edhe ashtu të brishtë të Kosovës./kosova sot/