Fundamenti

Buxhetet zhvillimore të Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Sevdail Hyseni – Kuvendet komunale në Bujanoc dhe Preshevë, kanë aprovuar Vendimin për Buxhetin e vitit 2017, i cili kap lartësinë e 2 miliard eurosh, me një ngritje maksimale në suaza të mundësive buxhetore.

Risia e këtyre buxheteve komunale, të dala nga zgjedhjet e reja të qeverisjeve lokale, për dallim nga mandatet e kaluara, nuk veçohen vetëm për nga lartësia e arkës buxhetore, por edhe për nga mënyra e shpërndarjes së tyre, që do t’u bëhen subvencionimit për bujqësi dhe bizneset lokale.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, u shpreh se “Ndarja e buxhetit është bërë në mënyrën sa më racionale, duk mos anashkaluar as projektet, që duhet vazhduar dhe ato të reja në infrastrukturë”.

ARKATANA

Gjithashtu, zoti Kamberi, falënderoj gjithë këshilltarët që përkrahën një buxhet në vlerë prej 940.716.000 dinarësh, “duke marrë obligim, që në fund të vitit 2017, t’i bindim edhe ata skeptikët që për vitin e radhës ta përkrahin një modelim të këtillë të buxhetit”.
Edhe në Komunën e Preshevës, buxheti i ri komunal erdhi me një qasje të re, me një politikë të re, nën moton: “Arsim cilësor, ekonomi të qëndrueshme”.

“Buxheti i aprovuar është më i larti në historinë e komunës sonë, që kap shifrën e 1.2 miliardë dinarëve, dhe paraqet vlerat dhe aspiratat që ka kjo qeverisje lokale për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e kualitetit të jetës së banorëve tanë, pra është planifikuar me të gjithë qytetarët tanë dhe është bërë për qytetarët tanë”, theksoi kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në ekspozenë e tij, ku në mënyrë të detajuar prezantoi linjat buxhetore, përkatësisht sferat ku do t’i mbuloj pushteti lokal.

Vlen të theksohet se në mandatin e kaluar, buxhetet komunale, u përqendruan vetëm në zhvillimin e infrastrukturës, duke marrë epitetin “pushtetet e asfaltit!”
“Pushtetet e asfaltit”, tashmë në opozitë, në Luginën e Preshevës, nuk i votuan buxhetet për vitin 2017, duke i vlerësuar ato si “fontanë dëshirash”, ngase nuk po munden të pajtohen me frymën e re qeverisëse, për një buxhet zhvillimor dedikuar ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve të Bujanocit dhe Preshevës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.