Hidromorava

“Buxhet social” konsiderohet draft-buxheti për vitin 2024

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Projektbuxheti për vitin 2024 i miratuar një ditë më parë në Qeveri, po konsiderohet si buxhet social e aspak zhvillimor.

Kuleta e shtetit për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3.3 miliardë euro.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë se ky buxhet është më shumë social dhe se rritja e proklamuar nga ekzekutivi vjen si pasojë e inflacionit të lartë që ka qenë sivjet.

“Ky buxhet do të jetë edhe shumë më tepër i natyrës sociale apo ekzistenciale sesa buxhet zhvillimor dhe në rend të tretë duhet të kuptohet se një buxhet i tillë nuk mund të jetë krenari institucionale kur kemi parasysh që viti 2023 ka qenë vit i inflacionit një vit i ngritjeve së çmimeve, kjo e dëshmon definitivisht rënien e importit dhe rënien e eksporteve e kam fjalën në substancë se kjo ka ndikuar që të kemi këtë reduktim”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e djeshme bëri të ditur se me buxhetin e ri, rëndësi u është kushtuar sigurisë e mbrojtjes. Gërxhaliut kjo vjen si rezultat i zhvillimeve të fundit në veri.

Hidromorava

Ndërsa, deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se rritja e buxhetit për vitin tjetër, është më e ulët sesa që ka thënë qeveria.

“Projektbuxheti i votuar dje në qeveri është në terma të shpenzimeve 3 miliardë e 314 milionë derisa buxheti i rishikuar i këtij viti është 3.2 miliardë është 3 miliardë e 238 milionë, që i bie diferenca në mes të vitti 2023 dhe 2024, është vetëm 76 milionë euro”,ka deklaruar Bajrami.

Madje, sipas Bajramit, ky buxhet nuk përmban asnjë nga premtimet që ka dhënë Ekzekutivi.

“Ky buxhet nuk reflekton kauzat dhe premtimet që ka dhënë qeveria as edhe programin qeverisës, për shembull kanë qenë të premtuara edhe 160 çerdhe nuk janë asgjë kundi, ministri Murati dje tha që edhe banimi social do të realizohet brenda mandatit, jemi në vitin e tretë të qeverisjes banimi social ende nuk ka nisur”, ka thënë ai.

Partitë opozitare kishin kundërshtuar edhe buxhetin e këtij viti që është 3.2 miliardësh, derisa i njëjti ishte mbështetur vetëm nga deputetët e partisë në pushtet.