UBT

Buxhet i mbijetesës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Projektbuxheti për vitin 2016 i hartuar nga Qeveria e Kosovës nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, por është vetëm për mbijetesë. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare pak ditë pasi ekzekutivi i vendit e miratoi Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, të cilin duhet ta miratojë edhe Kuvendi.

Ky Projektbuxhet që kap shumën e përgjithshme prej rreth 1.6 miliardë euro do të ketë më pak mjete në dispozicion për investime kapitale, në raport me vitet paraprake. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, investimet kapitale marrin pjesë me 27 për qind në buxhetin e përgjithshëm, përkatësisht 463.2 milionë euro, përderisa 22 për qind do të shkojë për pensione, asistencë sociale dhe pagesat e veteranëve të UÇK-së.

Eco Higjiena

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, është shprehur se ky Projektbuxhet është vetëm për mbijetesë. Sipas Shatrit, kjo vlerë nuk ndryshon pothuajse asgjë nga ajo e vitit të kaluar. “Vlera e këtij Projektbuxheti është e pahetueshme prej asaj të vitit të kaluar, si nga të hyrat ashtu edhe nga shpenzimet. Me një fjalë ky buxhet është për mbijetesë”, ka thënë Shatri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.