ARKATANA

Butrint Rashiti, këngëtari gjilanas që po kërkohet e dëgjohet nga të gjithë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Butrint Rashiti është këngëtar nga Gjilani, por zëri i tij dhe këngët e tij të interpretuara me aq mjeshtëri, kanë bërë që ato të dëgjohen kudo në trevat shqiptare. Zhanri i tij i përket muzikës popullore dhe këngëve me motive nga më të ndryshmet. Këngëtar i edukuar dhe me plot sharm, Butrint Rashiti është kuadër që premton shumë në fushën e muzikës.

Butrint Rashiti tashmë ka bërë një emër të madh në muzikën popullore dhe argëtuese në Kosovë. Pothuajse është i pranishëm në të gjitha mbrëmjet e të rinjve dhe kërkohet nga të gjitha grup moshat. “E kam dashur muzikën qysh si fëmijë dhe jam rritur duke kënduar nëpër familjet shqiptare. Zëri im po ju pëlqen, jo vetëm rinisë, por edhe të tjerëve, sidomos nëpër dasmat kosovare” shprehet Butrinti.

Butrint Rashiti ka realizuar projekte të shumta ndërsa këngët e tij janë pritur mirë nga publiku. “Këngët e mija po dëgjohen mirë dhe ky fakt me gëzon shumë sepse unë jetoj dhe këndojë për publikun, që e kemi të mrekullueshëm” thotë Rashiti.

Mobi Casa

Butrinti thotë se ka plane të shumta për vitet vijuese. “Pandemia na ka penguar realisht që të jemi më aktiv dhe të kryejmë punën tonë si duhet. Megjithatë ende kemi entuziazëm dhe motiv të madh për të kënduar dhe kënaq publikun e mirëfilltë” shtoi Rashiti.

Kënga e fundit “Jare” gjithashtu ka gjetur shumë përkrahës dhe adhurues për çka këngëtari Rashiti ndihet i lumtur dhe shumë krenar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.