Fundamenti

Busti i diplomatit amerikan Richard Holbrooke do të zbulohet më 27 nëntor në Viti

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune, Naim Pira kanë mbajtur sot një takim pune me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvend si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në këtë takim me theks të veçantë është folur për përgatitjet dhe përcaktimin e datës për zbulimin e bustit të diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Gjithashtu gjatë këtij takimi është folur edhe për zhvillimit të gjithëmbarshëm në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Institucionet Komunale të Vitisë kanë menduar që zbulimi i bustit të diplomatit amerikan Richard Holbrooke të bëhet me 27 Nëntor të këtij viti kur edhe shënohet Dita e Falënderimeve në Amerikë. “Mendoj se do të ishte mirë që në ditën e falënderimeve të bëhet zbulimi i bustit të këtij diplomati pasi që kjo është ndër festat kryesore të cilat shënohen në Amerikë. E kemi thirrur sot këtë takim që bashkërisht me ju të koordinohemi që ky aktivitet të shënohet në mënyrën sa më të mirë të mundshme” u shpreh Haliti.

Ndërkaq Abide Osmani nga OJQ “Legjenda” në Viti tha se është mirë që sa më parë të formohet një Këshill Organizativ dhe që në te të jenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të shoqërisë Civile.

Ibrahim Sefedini përfaqësues i OJQ “Elita” në Viti duke i cilësuar si të mirëseardhur këtë takim theksoi se është mirë që takimet në shoqërinë civile të mbahen rregullisht dhe atë çdo muaj.

ARKATANA

Ndërkaq edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvend si dhe përfaqësues të tjetër të shoqërisë civile dhanë propozimet dhe mendimet e tyre saj përket organizimit të kësaj ceremonie.

Gjatë këtij takimi përpos që është folur lidhur me aktivitetin që pritet të ndërmerr Komuna e Vitisë në pastrimin e lumit “Morava” është folur edhe lidhur me zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira theksoi se qëllimi kryesor i këtij takimi është që përveç se të merret mendimi i përfaqësuesve të partive politike të merret mendimi edhe i përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Përndryshe shumica prej tyre u pajtuan që zbulimi i bustit të diplomatit amerikan Richard Holbrooke të bëhet më 27 nëntor të këtij viti kur edhe shënohet Dita e Falënderimeve në SHBA. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.