GRANDEMALL

Bushati siguron mbështetje për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të jashtme të Republikës së Shipërisë Ditmir Bushati sot në kabinetin e tij në Tiranë ka pritur një delegacion nga Lugina e Preshevës në përbërje të Riza Halimit , deputet, Galip Beqiir, kyretar i Këshillit Shqiptar me seli në Bujanoc etj.

Në këtë takim u bisedua kryesisht për situatën aktuale, atë të arsimit, sidomos diskriminimin e shqiptarëve në Luginë, ka deklrauar Galip Beiqri për “Preshva Jonë” .

Gjatë bisedës, bashkëkombësit nga Lugina e Preshevës informuan mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në Luginën e Preshevës, si dhe prezantuan punën e bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në drejtim të zgjidhjes së problemeve kryesore dhe shqetësimeve me të cilat përballet pakica kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës e gjetkë në Serbi.

FIDANISHTJA

Ministri Bushati i siguroi bashkëbiseduesit se, nga shteti amë, mbështetja morale, politike dhe materiale për shqiptarët e atyre trevave do të jetë gjithnjë në rritje.
Ai theksoi se, “ Shqipëria do të punojë që shqiptaret në Republikën e Serbisë të trajtohen sipas standardeve më të përparuara dhe demokratike, në mënyrë që të integrohen plotësisht dhe si qytetarë tё barabartë në jetën dhe institucionet e vendit ku jetojnë”.

Ndërkohë, Ministri Bushati kërkoi që të ketë një koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë për adresimin dhe zgjidhjen e shpejtë të të gjitha çështjeve me rëndësi jetike për këtë komunitet shqiptar.

Delgacioni nga Presheva pas takimit me shefin ministrin shqiptar Bushati, do të takohen edhe me kyryeparlamentarin e Shqipërisë Ilir Metën, ministrin shqiptare të arsimit etj./Presheva Jonë/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.