RCCOLA

Bushati: Liberalizimi i vizave për Kosovën, shumë afër

/ 2 minuta lexim

Një ditë pasi Komisioni Evropian shpalosi raportin e progresit për Kosovën duke konstatuar se liberalizimi i vizave mund të vijë në 2016, me përmbushje të disa kushteve, pritshmëria e Tiranës është optimiste për realizimin e këtij objektivi.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, argumenton këtë optimizëm me faktin se për herë të parë pas disa refuzimeve, Kosovës i njihen progresi i arritur dhe raporti balancon arritjet dhe evidenton qartësisht kushtet, çka ndodh për herë të parë.

“Është realiste që të presim që në vitin 2016 ëndrra e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në hapësirën Schengen të jetësohet”, tha Bushati.

“Vendimi për heqjen e vizave është sa teknik dhe politik”, thotë Bushati i pyetur se kush peshon më shumë në një vendimmarrje të Brukselit.

Uji Dea

Sipas tij, së pari, qeveria e Kosovës duhet të përmbushë kushtet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, transparencës qeverisëse e menaxhimit të kufijve, por nga ana tjetër edhe vetë situata brenda BE-së duhet të kihet parasysh, dhe kjo veçanërisht në një rast si i Kosovës, shtet që ende nuk njihet nga pesë vende anëtare.

“Kemi një gjykimin, në kuptimin e pastër teknik, por kemi dhe konsiderata politike për këto procese, në varësi të rrethanave në të cilat ndodhet vetë BE-ja”, tha Bushati, raporton Tch.

“Por fakti që KE do të nisë së shpejtë të njëjtin proces me Turqinë, na mbush me shpresa që në 2016 do të kemi jetësim të këtij procesi për Kosovën, dhe gjithashtu uroj dhe shpresoj që dhe situata aktuale politike në Kosovë të tejkalohet dhe të mos krijojë asnjë lloj problematike në raport me përmbushjen e këtij objektivi që besoj se është një objektiv mbarëqytetar”, tha ministri Bushati.