RCCOLA

Busek: Ndarja e Kosovës e papranueshme

/ 1 minutë lexim

Ish – koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, është shprehur sot se ndarja e Kosovës është e papranueshme.

Gjatë një deklarate për gazetarët në Beograd, Busek ka përkujtuar se megjithqë dikur e kishte propozuar ndarjen e Kosovës, tash vlerëson se kjo “nuk ka mundësi” sepse ndryshimi i kufijve është i papranueshëm.

Eco Higjiena

“Mendoj se duhet të mësohemi që të jetojmë me realitetin dhe të jemi së bashku”, tha Busek, dhe shtoi se “nëse koncentrohemi vetëm në ndarje të vendeve, atëherë ky nuk do të jetë tregim i suksesshëm”.

Zoti Busek, i cili tash është kryetar i Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, ka theksuar rëndësinë që vendet e Ballkanit të punojnë në përmirësimin e raporteve të ndërsjella dhe të bashkëpunimit. /rel/