RCCOLA

Busek: Kosova të bëjë presion te vendet e BE-së

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit i Bashkimit Evropian, Erhard Busek, inkurajon Kosovën që të bëjë më shumë presion te vendet e Bashkimit Evropian, ato që tashmë e kanë njohur Kosovën, për të arritur njohje edhe tek ato vende që nuk po e bëjnë këtë.

Ai thotë se Parlamenti Evropian e ka një rol kyç në këtë drejtim, prandaj Kosova duhet të përdorë atë edhe për çështjen e liberalizmit të vizave.

Në diskutimin e së hënës mes përfaqësuesve të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Shoqërisë Austriako-Kosovare dhe Institutit të Prishtinës për Studime Politike, është thënë se është koha për formësimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

UBT

Gjithashtu, u tha se Kosova këtë vit ka bërë arritje të jashtëzakonshme në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimit të vizave.

Busek tha se Kosova duhet t’i përmbushë kriteret për integrim në BE, dhe duhet të dëshmojë atë./zeri/