RCCOLA

Burri vret nënën e dy fëmijëve për motive xhelozie

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Krimi në familjet shqiptare godet sërish. Këtë herë viktimë është një 37-vjecare nga Fushë-Mamurrasi i Shqipërise, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me mjete të forta nga bashkëshorti saj. Ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e tyre, ku pas një sherri për motive xhelozie, situata ka degraduar në përdorimin e dhunës.

42-vjecari Marjan Lleshi, i cili është arrestuar e ka goditur bashkëshorten e tij, nënë e dy fëmijëve me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.

UBT

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, në momentin e vrasjes dy fëmijët e ciftit nuk ndodheshin në banesë. Kanë qenë fqinjët ata qe kane njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen./Indeksonline/