Uji Dea

Burrat n’PDK, gratë n’PTK

/ 2 minuta lexim
HW

Deputetë dhe ministra të PDK-së bashkëshortet i kanë të punësuar në Telekomin e Kosovës, ku janë pagat më të larta në vend. Kompania më profitabile në vend është shndërruar në “bankomat” për shefat e Kosovës.

Shefat e partisë më të madhe politike në vend (PDK) e kanë zgjedhur kompaninë më profitabile në vend, Telekomin e Kosovës, për t’i punësuar gratë dhe familjarët e tyre, ku pagat e punëtorëve janë më të lartat në vend. Bëhet fjalë për ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të partisë së Kadri Veselit, të cilët i kanë punësuar familjarët e tyre në Telekomin e Kosovës, ku pagat e punëtorëve janë në nivel të ministrave të kabinetit qeveritar.

Në këtë kompani publike, por edhe në disa të tjera ku pagat janë të larta, kanë punësuar familjarë të tyre edhe zyrtarë të partisë së kryeministrit, Isa Mustafa (LDK), shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Hidromorava

Kështu deputeti, Bekim Haxhiu, përpos pagës vjetore si deputet dhe pensionit të invalidit të luftës bashkërisht prej 26 mijë eurosh, siguron të hyra vjetore prej 11 mijë eurosh nga paga e bashkëshortes, e cila punon në Telekomin e Kosovës.

Bashkëshortja në Telekomin e Kosovës i punon edhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e cila ka një pagë mujore prej mbi 1100 eurosh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.