RCCOLA

Burimet natyrale të vitaminës C

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Vitamina C është vitaminë e tretshme në ujë, e rëndësishme për rritjen normale, si dhe mbajtjen e një shëndetit të mirë. I klasifikuar si një antioksidues, funksioni primar i vitaminave C është ta forcojë sistemin imun. Nevojitet për rritjen dhe riparimin e qelizave dhe indeve nëpër trup dhe prodhimin e kolagjenit. Po ashtu përmirëson gjendjen e eshtrave dhe dhëmbëve. Nevojitet edhe për absorbimin e hekurit. Mungesat e vitaminave C përfshijnë lëkurë pa shkëlqim, humbje të dhëmbëve, dhimbje, infeksione, të mavijosura, gjakderdhje nga hunda. Ja disa nga pemët dhe perimet, që janë burime për vitamina C.

Papaja

I quajtur ‘fryt i engjëjve’ papaja po ashtu dhuron edhe sasi me vitamina A, kalium dhe kalcium. Plus, përmban betakarotinë, folate, fibra, magnez dhe proteina. Po ashtu ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol. Kur ta përfshini në ushqim, ndihmon në mbrojtjen e sëmundjeve të zemrës, përmirëson tretjen, përmirëson shikimin, artritin, përmirëson çehren, forcon imunitetin, ndihmon te humbja në peshë dhe redukton kancerin dhe shenjat e parakohshme të plakjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Specat e kuq

Specat e kuq janë të pasur me vitamina C, K, B6 dhe E, e po ashtu edhe timinë, riboflavinë, niacinë, kalium, mangan, fibra dietale dhe folate. Janë të pasur me karotenoide, si alfakarotinë, betakarotinë, likopen, luteinë dhe zeaksantinë. Nëse i hani rregullisht, specat e kuq reduktojnë fryrjet, parandalojnë hipertensionin, parandalojnë hipertensionin. Mund t’i shtoni në sallatë, supë. Pos specave të kuq, specat e verdhë dhe të gjelbër po ashtu janë të pasur me vitamina C.

Brokoli

Perimet me gjethe të gjelbër janë të pasura me fibra dietare. Nutriente të tjera përfshijnë edhe ato si vitamina A, acid folik, kalcium, kalium, magnez dhe sulfur. Duke e përfshirë bokolin në ushqim, mund të reduktoni lloje të caktuara të kancerit, ndihmojnë në detoksim dhe ndihmojnë të humbni në peshë, rregullojnë shtypjen e gjakut, përmirësojnë shëndetin e syve dhe parandalojnë plakjen e hershme. Hani së paku 1½ e gotës me brokoli, 2 deri 3 herë në ditë.

Mobi Casa

Kivi

Kivi i gjelbër është i pasur me vitamina A, E dhe K, si dhe kalium, bakër, kalcium, fosfor, magnez dhe betakarotinë. Po ashtu është i pasur me fibra dhe pak karbohidrate. Duke konsumuar kivi në baza ditore do ta forconi sistemin imun, lufton stresin, mbron lëkurën, promovon humbjen në peshë, ul shtypjen e lartë të gjakut dhe hedh jashtë helmet. Hani 1 kivi për çdo ditë. Mund ta shtoni edhe në sallatë, jogurt.

Dredhëzat

Dredhëzat janë të pasura me mangan, fibra dietale dhe folate. Po ashtu përmbajnë vitamina B6, bakër, kalium, biotinë, magnez dhe aminoacide omega-3. Për më shumë, përmbajnë shumë ujë. Kur t’i konsumoni rregullisht, dredhëzat përmirësojnë shëndetin e lëkurës, shëndetin e trurit, promovojnë humbjen në peshë, zbardhin dhëmbët, përmirësojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë kolesetrolin, luftojnë kancerin dhe mbrojnë kundër Alzheimer-it dhe Parkinson-it, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Portokajtë

Portokajtë janë gjëja e parë që njerëzve u bie ndërmend, kur përcaktohen për vitamina C. Po ashtu janë të pasur me vitamina A dhe B, kalcium, magnez, kalium, fosfor dhe fibra dietare. Për më shumë, portokajtë kanë më shumë se 170 fitokemikate dhe më shumë se 60 flavonoide me efekte antioksidues dhe kundër inflamacioneve. Hani portokaj dhe pini lëngun e tij për ta forcuar imunitetin, luftuar problemet me lëkurë, ul kolesterolin, përmirësojnë shëndetin e zemrës, forcojnë eshtrat, parandalojnë kancerin dhe përmirësojnë shikimin.

(Kosova Sot)