Fundamenti

Burim Ramadani thirrje protestuesve: Respektojeni policinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Burim Ramadani, u ka bërë thirrje protestuesve të respektojnë policinë në ditën e protestës. Ndërsa, policisë u ka bërë thirrje të veprojnë me profesionalizëm dhe të mos i shikojnë protestuesit si armiq.Madje, Ramadani ka lutur protestuesit të mos e identifikojnë Qeverinë me Shtetin.

Lexojeni porosinë e plotë

Tri mesazhe për protestën e nesërme!

1. PËR PROTESTUESIT:
Protestoni me dinjitet, me qytetari dhe vendosmëri për realizimin e kërkesave. Mos e identifikoni Qeverinë me shtetin. Shtetin duhet ta zhvillojmë së bashku, me dije, angazhim dhe stabilitet. Respektojeni Policinë dhe respektojeni veten!

2. PËR QEVERINË:
Mos luani rolin e tensionuesve. Mos u bëni nxitës me deklarata të pamatura. Dëgjoni kërkesat e protestuesve, respektoni protestuesit. Janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Jeni aty për t’i shërbyer të gjithëve, pra edhe atyre që ju kanë votuar, edhe atyre që s’ju kanë votuar. Edhe atyre që pajtohen me ju, edhe atyre që nuk pajtohen me ju.

ARKATANA

3. PËR POLICINË:
Mos e mbivlerësoni rrezikun e sigurisë. Profesionalizmi është baza e vetme mbi të cilën duhet ta vlerësoni gjendjen e sigurisë. Mos i trajtoni protestuesit sikur të jenë armiq. Mos e sfidoni kapacitetin policor për kontrollin e masave. Silluni vetëm profesionalisht!

Për fund:
Shteti, siguria dhe demokracia janë përgjegjësi e të gjithë neve. Dinjiteti qytetar duhet të promovohet dhe të forcohet edhe përmes institucioneve, në përgjithësi, edhe përmes presionit qytetar, në momente të veçanta.

E shtuna le të jetë ditë reflektimi për politikën kosovare, qoftë Qeverinë, qoftë opozitën. Për atë që mund të bëjmë më shumë e më mirë për shtetin tonë të përbashkët.
Asgjë më pak, asgjë më shumë.

Burim R.
17 prill 2015

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.