FIDANISHTJA

Burim Piraj: Na duhet përkrahja e Qeverisë dhe Opozitës për të fuqizuar ekonominë vendore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pronar i kompanisë “Meka”, Burim Piraj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë Qeveria asnjëherë nuk i ka përkrahur që konsumatorët të mos blejnë produkte serbe.Tutje, ai tha se u duhet përkrahje e të gjithëve jo vetëm Qeverisë por edhe opozitës, që qytetarët të mos blejnë prodhimeve serbe.

“Qeveria nuk ka thënë shenja se neve po na përkrah mirëpo shpresojmë në mbështetjen e tyre. Para se të vie në qeveri partia në pushtet ka qenë kundër blerjes së prodhimeve serbe dhe ndoshta më radikal se ne. Ne po mundohemi ta vetëdijësojmë qytetarin të mos blejmë prodhime serbe. Mendoj se duhet të na bashkëngjiten të gjithë jo vetëm qeveria por edhe opozita. Krahas mos blerjes së prodhimeve serbe dhe mund ta fuqizojmë ekonominë vendore”.Piraj theksoi se eksportuesit e Serbisë bëjnë investime të mëdha për të mbajtur produkte të veta në tregun e Kosovës.

Megjithatë, ai shtoi se ekziston një vetëdijesim e një shtrese të popullatës e cila është pak më intelektuale e sidomos nxënësit dhe shtresa e shkolluara të cilët nuk blejnë prodhime serbe.

Eco Higjiena

Tutje, Piraj potencoi se kanë marrë kërcënime për nxitje të urrejtjes.“Ka vetëdijesim por edhe këmbëngulësi shume të madhe prej eksportuesve të Serbisë. Ata bëjnë investime të mëdha për të mbajtur produkte të veta në tregun e Kosovës. Po shohim se ka angazhim të madh të komercialistëve të ndryshëm të marketingut që produktet serbe të shiten në Kosovë. Mirëpo ka një vetëdijesim të një shtrese të popullatës e cila është pak më intelektuale e sidomos nxënësit dhe shtresa e shkolluar e popullatës. Ata e kanë kuptuar mesazhin dhe nuk po blejnë prodhime serbe. Kjo ka pasur ndikim dhe ka filluar të ndikojë. Ne kemi kërcënime flet padi për nxitje të urrejtjes”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.