United Hospital

Burim Hyseni rikthehet në fushën e futbollit, starton për mrekulli në KF “Kika”

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Burimi ka shumë oferta nga klubet e Superligës së Kosovës dhe nga disa klube jashtë Kosovës, por këtë sezon ka vendos të tregojë se është në formën e tij më të mirë dhe pastaj do të vendos për vazhdimin e karrierës së tij duke mos e përjashtuar as KF Gjilanin ku ka bërë hapat e parë si futbollist profesionist

Burim Hyseni, i lindur, më 25 qershor 1992, nga Malisheva e Gjilanit është një nga lojtarët e talentuar të lojës së futbollit. Hapat e parë i ka bërë në shkollat e futbollit të qytetit të Gjilanit për të vazhduar në ekipet e kategorive të KF “Gjilani”. Pas një pauze për shkak të një lëndimi para dy viteve është rikthyer shkëlqyeshëm në ligën e futbollit të vogël në Gjilan, ku me lojëra të shkëlqyeshme ka befasuar tifozërinë dhe ekspertët e futbollit.

Këtyre ditëve ka vendosë t`i kthehet futbollit profesional duke u transferuar nga KF “Gjilani” në KF “Kika” të Hogoshtit si përforcimi kryesor në këtë klub me ambicie të mëdha dhe tejet të organizuar sivjet.

Eco Higjiena

Burimi sot për klubin e ri të tij KF “Kika” ka pas paraqitjen e parë në Lipjan kundër Lipjanit ku përveç lojës fantastike ka arritë edhe të shënojë golin e parë për Kikën ku këtë ndeshje KF Kika e ka fituar si mysafir me rezultat 3:2.

Burimi ka shumë oferta nga klubet e Superligës së Kosovës dhe nga disa klube jashtë Kosovës, por këtë sezon ka vendos të tregojë se është në formën e tij më të mirë dhe pastaj do të vendos për vazhdimin e karrierës së tij duke mos e përjashtuar as KF Gjilanin ku ka bërë hapat e parë si futbollist profesionist./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.