Mobi Casa

Burim Dërmaku merr titullin “Doktor Shkence” për “Lidership”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tani Kosova ka edhe “Doktor shkence” për “Lidership”. Burim Dërmaku ka përfunduar doktoraturën për “Lidership” në universitetin shtetëror në Sofje të Bullgarisë dhe sipas të dhënave është edhe “Doktor shkence” i pari në Kosovë për “Lidership”.

Ja postimi i plotë i tij:

Sot mbrojta disertacionin e doktoratës me temë: “Ndikimi i stileve të lidershipit në motivimin e punonjësve të korporatave në Kosovë” për dhënien e gradës arsimore dhe shkencore “Doktor” , “Shkencat e Komunikimit Publik dhe Informacionit” në programin e doktoratës “Lidershipi”. Kryetari i Jurisë Shkencore: Prof. D.Sc. Stojan Georgiev Denchev Vlerësuesit: Prof. Dr. Evgeni Petrov Manev Prof. Ph.D. Galya Todorova Gerçevë-Nestorova Opinione: Prof.D.Sc. Stojan Georgiev Denchev Prof. Dr. Krassimir Markov Markov Prof. Ph.D. Zhelyazko Dimitrov Stoyanov.

Fundamenti

Faleminderit së pari zotit dhe familjes, profesorëve dhe të gjithë atyre që më përkrahen. Bachelor & Master kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës dhe tani PhD (Doktoraturë) për “Lidership”, duke marr titullin “Doktor shkence” në Universitetin shtetëror – University of Library Studies and Information Technologies in Sofia, Bulgaria.

“Ëndrrat nuk bëhen realitet vetëm sepse t`i ëndërron për to. Është puna e vazhdueshme që realizon gjithçka. Edhe … Ëndrrat e mia u bënë realitet, por unë punova shumë” ka shkruar Dërmaku./rajonipress/