RCCOLA

Burim Dërmaku do të shkruaj në 25 gjuhë kryesore botërore dhe që mbulojnë shumicën e territorit të botës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Do të përkthehen dhe transmetohen nga produksioni dhe kanali YouTube në Zvicër. Në gjuhën Angleze, Shqipe, Gjermane, Frënge, Spanjolle, Italiane, Turke, Kineze, Hindi, Arabe, Ruse, Japoneze, Hebraishte, Holandisht, Portugeze, Polake, Suedeze, Daneze, Norvegjeze, Rumune, Çeke, Kroate, Afrikane, Mongole dhe në gjuhën Tamile. Do të mbulohet shumica e territorit të botës dhe në të ardhmen sipas dr. Burim Dërmakut do të rritet edhe numri i gjuhëve varësisht prej kërkesave.

Do të shkruaj gjëra shumë interesante nga librat që ka botuar Dr. Burim Dërmaku dhe që janë përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës dhe që gjenden në 100% territorit të botës, por do të ketë edhe pjesë nga librat e rinj për “Lidership dhe Gjuhën e Trupit” dhe po ashtu edhe për “Meditim Transcendental”, që do të botohen së shpejti dhe bashkëpunimi do të jetë me shtëpitë me të mëdha botuese botërore.

Interesante do te jetë edhe teoria e tij personale për “LIDERSHIPIN MASHTRUES” dhe sipas tij kjo teori po zbatohet me të madhe në Kosovë dhe lindja e kësaj teorie do të jetë nga Kosova me shembuj konkret dhe do të jetë e njohur botërisht tani e tutje dhe kjo teori dhe zbulimi i saj do të vij direkt nga Burim Dërmaku dhe nga Kosova edhe me shembuj konkret se si e zbatojnë këtë teori liderët në Kosovë dhe Shqipëri (pra si e shfrytëzojnë liderët tanë këtë teori “më së miri”, pra me çfarë teorie fillojnë, apo paraqiten para zgjedhjeve – deri sa të marrin pushtetin dhe si kalojnë nga ajo teori në një Lidership tjetër dhe tani si kalojnë në lidershipin MASHTRUES dhe të gjitha këto do të bëhen të njohura në shkrimet në vazhdim).

Përveç këtyre do të jenë interesante edhe shkrimet për “Gjuhën e Trupit” me shumë shembuj dhe situata të ndryshme.

Do të ketë edhe shkrime për gjendjen aktuale, së pari për gjërat e “mira” që shpreson të ndodhin në Kosovë dhe gjithashtu për gjërat e “këqija” (skandalet) dhe padrejtësi nëse ka pasur, nëse ka tani për momentin dhe nëse do të ketë në të ardhmen në të gjitha aspektet edhe në institucionet e Kosovës për zhvillimin dhe përparimin dhe të kundërtën e tyre për Kosovën dhe Shqipërinë dhe do të shfaqen të gjitha me fakte.

Eco Higjiena

Autori Dr. Burim Dërmaku shpreson që të ketë gjera të mira për të shkruar për Kosovën dhe kjo është dëshira tij më e madhe!

Pra “KUJDES”…

Punoni mirë tani e tutje…jeni nën vëzhgim…
Dr. Burim Dërmaku përfundon me një batutë në fund dhe që është e njohur shumë në Kosovë: ”Krejt po më doket që po na sheh dikush”.

Në linkun më poshtë mund te shikoni postimet, nëse dëshironi të përcillni në YouTube!

https://www.facebook.com/Dr.BurimDermaku