UBT

Burhan Rashiti: Derbin do ta fitojmë, do të bëjmë spektakël

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në taborin e Dritës ndeshja derbi e cila do të zhvillohet të dielën është më tepër se futboll, ata premtojnë fitore dhe spektakël përgjatë 90-të minutave. Fati i dy skuadrave të qytetit të Gjilanit ka bërë që ballafaqimi në mes tyre të jetë java e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Siç theksojnë zyrtarët e Dritës të dielën stadiumi i qytetit do të jetë arenë sportive siqë i ka hije derbit më të madh në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Dritës në këtë derbi paraqitet si nikoqirë i rivalit të Gjilanit, ndërsa tifozët e sajë Intelektualët” kanë përgatitur spektakël duke i përkrah idolët e tyre pasi pikët për ta janë më së të nevojshme.
“Për ne kjo ndeshje është jetë apo vdekje do të tregojmë se jemi skuadër e fortë, ndërsa pikët do janë për djelmoshat tanë që djersitin fanellën “bardh e kaltër” në do ti përkrahim pa rezervë dhe do të jemi futbollisti i 12-të i djelmoshave tanë”, shprehet tifozi dhe zëdhënësi i Dritës, Jeton Rashiti.

Tifozët “Intelektualët” gjatë 90-të minutave kanë paraparë spektakël duke u mbajtur gjatë në kujtesën e dashamirëve të futbollit.
“Ne Tifogrupi jemi përgatitur në mënyrë maksimale të bëjmë atmosferën, ndërsa rivalët tanë mund vetëm të na përcjellin dhe të mësojnë se si bëhet atmosfera për këtu garantoj se jemi të pa konkurrencë në futbollin e Kosovës e më gjerë”, shprehet Jeton Rashiti.

KKVITI

Në mesin e kryesisë së klubit të Dritës është gjithçka e qetë ata me padurim presin fillimin e derbit dhe janë maksimalisht të përgatitur për këtë sfidë të madhe.
“Është një derbi jo vetëm i qytetit por i tërë futbollit të Kosovës, kësaj radhe alternativë tjetër nuk kemi përpos fitores së bashku jemi mobilizuar dhe as që guxojmë të mendojmë në humbje dashamirët e futbollit i pret një spektakël i vërtet futbollistik”, shprehet drejtori i Dritës, Burhan Rashiti.

Siç bën të ditur Rashiti në kampin e Dritës përpos derbit ata do të jenë të gatshëm, edhe për dy sfidat e ardhshme atë të barazhit dhe finales së Kupës së Kosovës.
“Jemi në një periudhë kur jemi të ngarkuar shumë me rezultate secila ndeshje e ka peshën e saj por duke ditur fuqinë, potencialin, angazhimin dhe përkrahjen e shikuesve tanë shpresojë se do t`ja dalim dhe të dëshmojmë se klubi ynë gjithmonë do të ndriçon”, shprehet optimistë drejtori i Dritës, Burhan Rashiti.

Dashamirët e futbollit Gjilanas dhe atij Kosovar do të kenë rast të dielën ta shijojnë këtë derbi të madhë të vetmin në Republikën e Kosovës, qytetarët Gjilanas edhe një herë do të dëshmojnë se ne jemi qyteti i futbollit në vendin tonë./rajonipress/