United Hospital

“Burgu nuk do të ndërtohet në Medvegjë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka qëndruar në Leskoc ku ka hapur Zyrën për ekzektumin alternativ të sanskioneve me burg. I lutur që të komentoj njoftimin e kahershëm rreth ndërtimit të burgut në Medvegjë, ministri Selakoviq ka deklaruar:

“Medvegja ende është një zonë jo e sigurt për shkak të vijës administrative mes Kosovës dhe Metohisë dhe zonës së sigurisë tokësore. Në zona të tilla nuk ndërtohen burgje. A e dini se sa njerëz kanë shkuar nga Medvegja në 20 vitet e fundit? Nuk besoj unë se burgu do t`i kthej ata në Medvegjë”.

Hapja e burgut në Medvegjë është lajmëruar nga Qeveria e mëparshme e Serbisë, ndërsa udhëheqësia lokale shpreson se kjo do të përmirësoj gjendjen e rëndë ekonomike, të varfërisë në këtë komunë multietnike.

Uji Dea

“Strategjia jonë, si çdo kund në botë, është që sa më pak të hapen burgje dhe se burgjet të cilët ekzistojnë të bëhen në nivel të njeriut denjë”, theksoi Selakoviq, raporton Jugmedia.

Selakoviq gjatë qëndrimit të tij të mërkurën në Leskoc, si shembull e përmendi burgun në Prokuple, i cili siç tha ai, është ndërtuar për 150 të burgosur dhe paraburgosur, ku në të tash ka rreth 60 të dënuar ose të paraburgosur./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.