ARKATANA

Burgu i Sigurisë, me material të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dyert, dritaret, grilat,… në Burgun e Sigurisë së Lartë, i cili po ndërtohet në Gërdofc të Podujevës, janë sjellë nga Serbia, nëpërmjet kompanisë serbe “Potens Perforacia”.

Për ta “fortifikuar” Burgun më të sigurt në vend, kompania kosovare “Al Trade”, e cila ka fituar tenderin në vlerë prej 14.8 milionë euro, ka lidhur kontratë me kompaninë “Potens Perforacia” nga Pozhega e Serbisë.

Ky burg ka nisur të ndërtohet në korrik të vitit 2011, ndërsa punimet parashihet të përfundojnë në shtatorin e vitit 2014. Burgu i Sigurisë së Lartë është bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa organizata ndërkombëtare UNOPS është mbikëqyrëse e punimeve.

ARKATANA

Zyrtarë nga Ministria e Administratës Publike në Kosovë nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rrjedhën e punimeve në këtë burg. Ndërsa pronarët e kompanisë fituese, Al Trade, thonë se një pjesë të pajisjeve të hekurta i kanë përpunuar në Kosovë, ndërsa një pjesë tjetër e kanë importuar nga Maqedonia, por jo edhe nga Serbia.

Bajram Gashani, pronar i “Al Trade”, ka pohuar për “Zërin” se për këtë projekt kanë arritur marrëveshje me dy kompani maqedonase, “Branko” dhe “IGM Trade”.

“Kemi marrë materiale nga Maqedonia dhe një pjesë e kemi përpunuar vetë në punëtorinë tonë, por edhe në një punëtori në Prizren. Është e mundshme që kompanitë maqedonase, me të cilat ne kemi marrëveshje të kenë marrë material në Serbi, por ne nuk e kemi marrë direkt”, thotë Gashani…(Zëri)