KKVITI

Burgoset kosovari pasi është kapur 8 herë pa patentshoferi të vlefshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë viteve 2016 dhe 2017 ai ishte kapur tashmë 7 herë tjera duke vozitur automjete të ndryshme, ndërsa së fundi, për të tetën herë, më 29 janar 2018.

Me kërkesën e Prokurorisë Publike të Heidelbergut, Gjykata Penale në Heidelberg ka shpallur një urdhërarrest për të gjykuar një 41 vjeçar, shtetas i Kosovës, pa vendbanim në Gjermani. Ai dyshohet se në së paku tetë raste është kapur duke vozitur makina pa pasur lejen përkatëse, shkruan focusonline.de.

Së fundi ai është zënë më 29 janar 2018, të hënën në mbrëmje rreth orës 20.40 në Meckesheim duke ngarë makinën VW Lupo, transmeton albinfo.ch.

Gjatë viteve 2016 dhe 2017 ai ishte kapur tashmë 7 herë tjera duke vozitur automjete të ndryshme, gjegjësisht duke marrë pjesë në komunikacionin rrugor në Gjermani në mënyrë të kundërligjshme.

Mobi Casa

Ai kishte vetëm një patentshoferi zvicerane të vitit 2008, të cilën, përkundër faktit se në Gjermani po qëndronte më gjatë se 6 muaj, nuk e kishte “përkthyer”. Për më tepër, lejes në fjalë i kishte kaluar afati që në vitin 2011.

Pas kryerjes së procedurave para gjyqtarit hetues, kosovari është dërguar në entin korrektues (burg).

http://www.albinfo.ch/burgoset-kosovari-pasi-eshte-kapur-8-pa-patentshoferi-te-vlefshme/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.