United Hospital

Burgimi i përjetshëm, dënimi më i lartë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vrasjet e rënda ordinere, ato politike dhe terrorizimi sipas Kodit Penal të Kosovës konsiderohen si veprat më të rënda kriminale, për të cilat pason dënimi maksimal – me burgim të përjetshëm. Deri para tri vjetëve, dënimi maksimal në Kosovë ka qenë 40 vjet heqje lirie, ndërsa tani ky dënim me Nenin 44 të KPK-së është për tërë jetën.

Deri më tani në vendi tonë është shqiptuar vetëm një rast me burgim të përjetshëm. Dënimi është shqiptuar në shtator të vitit të kaluar, ku Gjykata Themelore e Prishtinës, konkretisht, Departamenti për Krime të Rënda, kishte shpallur fajtor dy shtetas kosovarë, të cilët kishin kryer vrasjen makabre të një shtetasi serb me orgjinë boshnjake nga Novi Pazari. Por, Gjykata e Apelit e ka zbutur dënimin për dy këta dy persona dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e shkallës së parë dhe personat e dënuar me burgim të përjetshëm t’i dënojë me 25 vjet, respektivisht 22 vjet burg.

FIDANISHTJA

Në bazë të Kodit Penal të Kosovës, cenimi i rendit kushtetues dhe i sigurisë në vend vlerësohen si vepra që rezultojnë me vdekjen e një apo më shumë personave; që përcillen me dhunë ose shkatërrim në shkallë të madhe, si dhe veprat që rrezikojnë sigurinë ekonomike dhe ushtarake të Kosovës. Sipas këtij Kodi, i dënueshëm me burgim nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm është bërë edhe gjenocidi.

I njëjti dënim, sipas Kodit, kap edhe personat që kryejnë krime kundër njerëzimit, ku hyjnë: vrasja, shfarosja, skllavërimi, deportimi ose përzënia me dhunë e popullsisë, burgosja, torturimi, dhunimi, skllavërimi seksual, prostitucioni i detyruar, shtatzënia me dhunë, sterilizimi i detyruar, persekutimi i një grupi për arsye politike, racore, kombëtare, etnike, kulturore, fetare apo gjinore, zhdukja e detyruar e personave, krimi i aparteidit, si dhe vepra të tjera çnjerëzore. Dënimi maksimal nga viti 2013 rëndon edhe mbi ata që merren me kontrabandë të emigrantëve, si dhe me trafikim të qenieve njerëzore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.