ARKATANA

Burgim të përjetshëm për kosovarin që kishte vrarë kunatin

/ 3 minuta lexim
HW

Ky “tiran shtëpiak” u bë vrasës për t’u hakmarrë ndaj gruas së tij, e cila e kishte lënë atë. Drejtësia hodhi poshtë të gjitha elementet e mbrojtjes, duke konsideruar se të gjitha ishin “gënjeshtra dhe trillime”. “Ai nuk ka asnjë pikë mundësie të përfitojë nga rrethanat lehtësuese të verimit të tij”, vuri në dukje presidenti Pierre Bruttin. Gjesti i tij është një “shembull absolut i egoizmit fillor dhe urryes (…). Ai ftohtësisht vrau një person, nga i cili nuk ishte i kërcënuar”. Për Gjykatën, fajësia për të akuzuarin është “ekstreme”.

Pas më shumë se një orë e gjysmë leximi të gjykimit nën syrin vigjilent të oficerëve të policisë të blinduar, vendimi i Gjykatës Penale të Gjykatës së Lozanës është shqiptuar. Edhe pse salla ishte plot, asnjë zhurmë nuk ndihej kur u dha dënimi më i rëndë i Kodit Penal, i cili u urdhërua kundër kosovarit 30-vjeçar që kishte vrarë kunatin në Chavannes-pres-Renens, në tetor 2012.

I pandehuri është ngritur në këmbë duke u buzëqeshur miqve të tij në audiencë. Në atë moment dukej sikur asgjë nuk mund ta prekë këtë njeri, dëshpërimisht i bindur se është më i forti.

“Një fajësi ekstreme”

Ky “tiran shtëpiak” u bë vrasës për t’u hakmarrë ndaj gruas së tij, e cila e kishte lënë atë. Drejtësia hodhi poshtë të gjitha elementet e mbrojtjes, duke konsideruar se të gjitha ishin “gënjeshtra dhe trillime”. “Ai nuk ka asnjë pikë mundësie të përfitojë nga rrethanat lehtësuese të verimit të tij”, vuri në dukje presidenti Pierre Bruttin. Gjesti i tij është një “shembull absolut i egoizmit fillor dhe urryes (…). Ai ftohtësisht vrau një person, nga i cili nuk ishte i kërcënuar”. Për Gjykatën, fajësia për të akuzuarin është “ekstreme”.

Eco Higjiena

Ferri për gruan e tij

Vrasje, dhunim seksual, plagosje të thjeshta trupërore, kërcënime të kualifikuara, shkelje e detyrës së kujdesit apo të edukatës për fëmijë, vepër penale kundër ligjit për armë. Këto janë disa nga veprat penale për të cilat i akuzuari u dënua të premten, transmeton albinfo.ch. Vrasja e babait (kunatit), i cili lë pas një grua dhe tre fëmijë të moshës 11, 8 dhe 4 vjeç, ishte akti i fundit i një njeriu tashmë të poseduar nga dhuna.

Siç albinfo.ch ka transmetuar në shkrimet e mëhershme, ky njëri i ka bërë me vite të tëra jetën ferr gruas së tij. Rrahjet me grushta, ngufatjet, ose herën kur ai, për shkak se nuk i kishte pëlqyer që gruaja e tij kishte shkuar te një gjinekolog burrë, e kishte goditur atë në stomak me këmbët e një stoli. Përveç dhunës fizike, fyerjeve dhe kërcënimeve, tirani detyronte rregullisht gruan e tij të bëjë seks me të, dhe këtë para dy fëmijëve të tij. I akuzuari ka mohuar gjithmonë këto veprime.

Vëllai i të akuzuarit, e dashura e tij, si dhe një person tjetër u dënuan për faktin se kanë ndihmuar vrasësin që të ikë dhe për faktin se kanë dhënë informata të gabuara. Ata u dënuan me dënime në mes të 10 dhe 18 muaj burgim, e për disa me kusht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.