Fundamenti

Burgim i përjetshëm për kosovarin në Austri, kishte vrarë bashkëshorten

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në nëntor të vitit te kaluar, një shtetas i Kosovës kishte goditur 16 herë më thikë bashkëshorten e tij në Innsbruck të Austrisë. Në gjykatën rajonale të këtij Landi, 60-vjeçari u akuzua se pas një debati që kishte me gruan e tij (v.j. 50 vjeçare nga Shqipëria) në banesën e tyre, ka rrëmbyer një thikë kuzhine dhe e qëllon atë duke i shkaktuar disa plagë, nga të cilat e plagosura nuk arriti t’i mbijetojë, shkruan albinfo.at.

I akuzuari e ka pranuar veprën penale. Ai ka thënë në gjyq se mosmarrëveshja kishte filluar kur gruaja e tij u përpoq ta detyronte të hante supë në mëngjes. Përveç kësaj, gruaja e tij kishte folur keq për vajzën e tij nga martesa e mëparshme. Kjo e kishte shtyrë kosovarin të humbë kontrollin dhe ta godasë me thikë bashkëshorten e tij.

Mjeku ligjorë Walter Rabl, thotë se i akuzuari pas aktit të kryer, kishte dalë duke u shëtitur në qytetin e vjetër të Innsbruck-ut, ndërkohë e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë. Për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë. Pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet tek ndërtesa e banimit dhe i bie ziles së fqiut. Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste policinë, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.

FIDANISHTJA

Gjyqtarja Helga Moser ka shpjeguar në vendimin e saj se brutaliteti i tepruar i aktit, pra goditja e disahershme me thikë, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i ndihmës për të shpëtuar jetën e të plagosures, kanë qenë arsyet rënduese në masën e dënimit me burgim të përjetshëm.

Megjithatë, aktgjykimi nuk është përfundimtar momentalisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.