Eko Higjiena

Burg përjetë shqiptarit në Londër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Londër – Shqiptari nga Kosova Lundrim Gjikokaj është dënuar me burgim të perjetshëm, ku nuk ka te drejte apelimi pa kryer më parë 28 vjet heqje lirie, vendosi Gjykata e Larte e Londrës për vrasjen e shokut te tij po nga Kosova Cime Sogojeva, transmeton TCH.

Ngjarja ka ndodhur ne shtëpinë e viktimës ne tetor te 2008, ku 31-vjeçari Gjikokaj, një bixhozçi i thekur i kishte marre borxh rreth 250 mije sterlina Cime Sogojes, edhe ky me precendent penalë dhe i njohur për vjedhjet ne metrotë e parkimit ne Londër.

Ne proces u tha se Sogojeva i kishte bërë presion Gjikokaj për kthimin e borxhit që shkonte në çerek milion sterlinash, ndërkohë vrasësi shkoi në shtëpinë e viktimës me një kuti çokollatash për të fshehur qëllimin e vizitës dhe e qëllon atë shtatë herë me armë.

Mobi Casa

Gjikokaj 31-vjeçar me banim në qytetin Reading në veriperëndim të Londrës, shofer autobusi, sipas gjykatësit Nicholas Broëne “kreu një ekzekutim të planifikuar, të paramenduar, brutal dhe në gjakftohtësi”.

“Sipas Tim Duffiled, kryedetektivit të Skuadrës së Vrasjeve në Policinë Metropolitane, Lundrim Gjikokaj paraqiti një alibi të hartuar me mjeshtri pas arrestimit. Ai fillimisht u arrestua ditën e vrasjes, por u lirua me kusht. Ai i tha policisë se ishte shok me viktimën dhe i kishte ardhur shumë keq për vdekjen e tij, tha dedektivi. Gjikokaj vendosi të mos i përgjigjeje pyetjeve te vështira në procesin gjyqësor.