Eko Higjiena

Burg për shqiptarin që dogji flamurin maqedonas

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjykata Themelore e Strugës dënoi të enjten me pesë muaj burg Mynir Ismailin nga Struga për djegien e flamurit maqedonas.

I dënuari menjëherë pas kumtimit të vendimit, ka theksuar se gjykata ka sjellë një vendim politik, pasi që ai është qytetari i vetëm që është dënuar për akte të tilla.

“Ky është vendim politik, sepse jam i vetmi qytetar i Maqedonisë që dënohem për këtë akt, që konsideroj se politika ka hyrë shumë thellë edhe në gjyqësi. Kam bindjen se gjatë ankimimit të këtij vendimi, do të vlerësohet drejtë veprimi im dhe besoj se do të lirohem nga kjo akuzë e rëndë e aq më tepër si rast unikal në Maqedoni që të dënohem për vepër që nuk e parasheh dispozita e Kodit Penal”, theksoi për INA, strugani i dënuari.

FIDANISHTJA

Avokati i tij mbrojtës, Artim Islami, theksoi se vendimi është i papranueshëm dhe se ai do të bëjë ankesë në instancat e tjera gjyqësore të vendit, e deri në Strasburg.

Ismaili, nga fshati Shum i Strugës, më 23 janar të këtij viti i vuri flakën flamurit maqedonas para objektit të komunës në Strugë, në shenjë revolte kundër fyerjeve dhe akteve antishqiptare të maqedonasve, që pasuan në ndeshjet sportive me djegie të flamujve shqiptarë dhe parulla antishqiptare.

Akuza ndaj tij ka të bëjë me vepër për nxitje të urrejtjes ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve. Ky është rasti i parë që një qytetar i Maqedonisë dënohet për vepër të tillë, derisa dhjetëra maqedonas, kryesisht tifoz të njohur të klubeve maqedonas nuk kanë marrë dënime pas shumë akteve vandale të djegies së flamurit shqiptar dhe thirrjeve raciste antishqiptare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.