RCCOLA

Burg për një shkrimtar në Turqi, ofendoj profetin Muhamed

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një gjykatë në Stamboll e ka dënuar shkrimtarin dhe blogerin turk me origjinë jemene Sevan Nisanyan në më shumë se një vit burgim për shkak të ofendimit të profetit Muhamed.

Nisanjan, i cili ka shkruar disa libra dhe ka bllog të vetin për “histori, religjion dhe (pak) politikë”, pas shqiptimit të aktvendimit e publikoi linkun me bllogun ofendues në Twitter.

Ai është dënuar në një vit e 45 ditë burgim për shkak të bllogut të vitit të kaluar “duhet të luftojmë kundër shprehjes së urrejtjes”.

UBT

“Nuk është shprehje e urrejtjes nëse përqeshet lideri arab, i cili pohon se ka pasur kontakt me Allahun para më shumë se njëqind viteve, që i ka sjellur dobi politike, financiare dhe seksuale, ky është test për lirinë e shprehjes, në nivel të kopshtit”, shkruan Nisanyan në bllogun e tij.

Dënimi me burg nuk mund të ndryshohet, por Nisanyan ka të drejtë për ankesë.