UBT

Burg i përjetshëm për dy vrasësit në konfliktin mes klaneve shqiptare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Të dy burrat e dyshuar për të shtënat ndaj babait kosovar në vitin 2013, u dënuan të premten nga Gjykata Penale e Broye të Friburgut në Zvicër.

Gjykata Fribourg dënoi të premten dy meshkuj 32 dhe 33 vjet me burgim të përjetshëm për vrasje. Në maj të vitit 2013, në Frasses (FR), ata ekzekutuan një baba para syve të fëmijëve të tij, në një sfond lufte klanesh kosovare, shkruajnë mediet zvicerane, njofton albinfo.ch.

Dënimi kryesor të cilit i bashkëngjitet edhe dënimi prej 220’000 frangash për kompensim të dëmit të shkaktuar moral, korrespondon me parashtresën e Prokurorit të Përgjithshëm të Fribourgut, Fabien Gasser. Procesi gjyqësor në Gjykatën Penale të Broye, u zhvillua në oborrin e Glane në Romont (FR) nën masa të fuqishme sigurie

Nuk ka rrethana lehtësuese

Gjyqtarët vunë në dukje “frikën” e “aktit të ndyrë”, të kryer nga dy burra. Atyre nuk mund tu jepet asnjë lloj rrethane lehtësuese.

Krimi ishte pjesë e një hakmarrjeje, në kuadër të një konflikti të gjatë e të përgjakshëm mes dy familjeve të dyshuara të kenë qenë të përfshira në trafikun me drogë. Kjo hakmarrje ka shkaktuar shumë viktima, duke përfshirë edhe disa fëmijë, pohojnë mediet në fjalë, transmeton albinfo.ch. Një nga dy të dënuarit, në afërsi të njërës prej familjeve, humbi vëllain e tij në vitin 2003 si pjesë e këtij konflikti.

Pritë

Uji Dea

Viktima, një shtetas italian 36 vjeçar me prejardhje kosovare, ishte pjesë e kampit kundërshtar. Ai u vra përballë të shoqes dhe dy fëmijëve, gjashtë muajsh dhe dy vjeç si dhe dy fëmijëve të moshave gjashtë dhe tetë vjeçarë, të lindur nga një martesë e parë.

Më 11 maj 2013 në mesnatë, ai erdhi me makinë me familjen e tij, pasi kaloi mbrëmjen tek motra e tij. Përderisa parkonte veturën e tij, dolën dy burra në pritë dhe e qëlluan me 15 plumba, duke i shkaktuar vdekjen.

Indiciet

Të dy vrasësit mohuan çdo përfshirje në këtë dramë. Ata janë dënuar në bazë të një sërësh indicjesh e provash, duke përfshirë disa gjurmë të ADN-së dhe telefonave joaktivë, pra jo të lokalizueshëm, në natën e krimit, pohojnë mediet zvicerane, njofton albinfo.ch.

Viktima shkonte rrallë herë në Kosovë për të parë nënën e tij, nga frika që të mos e vrasin. Pak ditë para krimit, një kërcënim me vdekje u shkrua mbi makinën e firmës së tij.

E shoqja e të ndjerit tha se ajo e kishte humbur gjumin që nga krimi dhe jetojnë në frikë.