Bunkerizohet “Elbasan Arena” injorohen tifozët kosovar
Gjilan – Kanë mbetur edhe 24 orë gjerë në fillimin e ndeshjes Shqipëri – Serbi e vlefshme për Europianin 2016 çdo minutë që po kalon situata po bëhet edhe më e nxehtë duke ditur raportet në mes Shqiptarëve dhe Serbëve.
Ashtu siç është pritur kjo ndeshje konsiderohet e shekullit për rendësin që ka kjo ndeshje për Kombëtaren Shqiptare.
Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Serbisë ka peshë 85 vjeçare që nga themelimi i futbollit të Shqipërisë. Kombëtarja Shqiptare e futbollit kurrë s`ka qenë më afër Evropianit por njëashtu është edhe larg saj, është një rast i mirë që në stadiumin “Elbasan Arena” të shënojnë fitore për të gëzuar dhe për ti quar në trans çdo shqiptar ku jeton anembanë rruzullit botëror.
Kjo ndeshje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë duke ditur raportet të cilat janë në mes popullit Shqiptar e atij serb forcat e sigurisë së Shqipërisë kanë paraparë që stadiumi “Elbasan Arena” ta vëzhgojnë mbi 2000 policë.
Se çfarë sigurie do të ketë në qytetin e Elbasanit siç shkruajnë mediat Shqiptare do të vëzhgohet nga tre helikopter ndërsa banorët në pallatet e larta do ta kenë të ndaluar të dalin në ballkonet e tyre.
Elbasani do të jetë hermetikisht i mbyllur gjatë ndeshjes do të mbyllen të gjitha kafiterit, restaurantet gjithçka që është afër stadiumit gjerë në tri kilometra nuk do të funksionojnë.
Temë e diskutimit në vazhdimësi është edhe burgosja e tifozit të shumë përfolur Ismail Morina “Ballisti” i cili e lëshoi dronin në stadiumin e “JNA” në Beograd siç bëjnë të ditur mediat shqiptare atij i janë gjetur edhe dy armë pa leje dhe 35 bileta të falsifikuara.
Për burgosjen e “Ballistit” kanë reaguar shumë grupe të tifozëve shqiptar anembanë botës ndër më të zëshmit janë tifozët “Brigadat e Kuqe” të cilët kanë reaguar se në qoftëse nuk lirohet “Ballisti” do ta djegin Tiranën e Elbasanin.
Për shpërndarjen e biletave FFSH edhe njëherë si shumë hera tjerave ka dështuar duke i anashkaluar tifozët Kosovar, siç janë ‘Skifterat’, ‘Intelektualët’, ‘Torcidat’, ‘Ujqërit’, ‘Arpaxhikët’, ‘Tigrat e Zi’, ‘Shqiponjat e Zeza’e disa tifo tjera nuk kanë marrë asnjë biletë edhe pse këto tifo klube gjithmonë kanë qenë pranë Kombëtares Shqiptare duke i përkrahur në mënyrë sportive.
Një gabim trashanik FSHF ka bërë edhe me tifozët nga Maqedonia të cilëve nuk ju kan ndarë asnjë biletë bile edhe televizionet nga Maqedonia nuk kan marrë akreditim për të përcjellë këtë ndeshje futbollistike shekullore.
Nesër stadiumi “Elbasan Arena” do të jetë arenë gladiatorësh, i gjithë populli shqiptar me sy e vesh do të përqendrohemi gjatë këtyre 24 orëve me futbollistët e Kombëtares Shqiptare duke realizuar një ëndërr që dikur as që është paramenduar por ka ardhur koha dhe momenti që edhe ne të jemi pjesë e botës së civilizuar si në politik njëashtu edhe në sport të dëshmojmë se jemi popull i qytetëruar dhe para vetës kemi një provim të cilin duhet ta japim para arenës ndërkombëtare.
Qytetarët Gjilanas këtë ndeshje shekullore, do ta përcjellin në mënyrë të organizuar në një ekran të madh që është vendosur te Teatri i Qytetit.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi pas dy seancave stërvitore nesër pritet të paraqitet me këtë formacion te mundeshem i cili i ka disa dilema:
Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti (Gjymshiti), Agolli, Kukeli, Gashi (Roshi), Abrashi, Xhaka, Lenjani (Meha), Cikalleshi (Balaj).
Siç bëjnë të ditur gazetat serbe Përfaqësuesja e Serbisë është vendosur në Hotelin ‘Sheraton’ larg Elbasanit 42km, ndërsa ata nuk priten të mbajnë asnjë seancë stërvitore.
Takimin Shqipëri – Serbi do ta drejtoj Italiani Nicola Rizzoli, ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45./sylejman ismajli/ rajonipress/


