Bunkeri që mbron nga “fundi i botës”

Përgjegjësit e bunkerit premtojnë se të strehuarve do t`u ofrojnë ëmbëlsira dhe verë të vluar
Shumë njerëz bestytë “janë të sigurt” se 21 dhjetori i këtij viti është dita e fundit e jetës mbi botë. Por edhe për ta është gjetur një “zgjidhje”. Një bunker i braktisur, mbetur nga lufta do të jetë streha e sigurtë për të gjithë ata që u frikësohen pasojave të fundit të botës.
Kështu së paku thonë përgjegjësit e bunkerit Schoenenberg në Alzas të Francës. Ata premtojnë se të strehuarve do t`u ofrojnë ëmbëlsira dhe verë të vluar . “Po u pa e nevojshme, ne do ta mbajmë edhe më gjatë të hapur bunkerin”, kanë shtuar ata.
Kalendari i popullit të lashtë të Amerikës latine, maja-ve, përfundon më 21 dhjetor 2012, dhe pastaj fillon një llogaritje e re e kohës. Kjo u shërben si shkas bestytëve dhe grupeve të ndryshme ezoterike që 21 dhjetorin ta shohin si ditë të fundit në botë.