Bunkerët e Shqiptarëve dhe Tobleronët e Zvicrës
Nga Migjen Kajtazi – Në kuadër të punës sime, në muajin maj të këtij viti gjatë vizitës të fshatit Vich që gjendet në regjionin e la Cote të kantonit Vaud gjatë bisedës me udhëheqësen e digasterit të fshatit për çështje të shkollës, integrimit etj u njoftova ndër tjera më shumë për barrierat kundër tankseve të vendosura gjatë luftës së dytë botërore për tu mbrojtur nga një sulm që mundej të vinte nga kufiri i pjesës perëndimore të Zvicrës. Këto Barriera kanë një shtrirje prej 17 km dhe forma e tyre ka bërë që çokollatat e njohura Tobleron të kenë formën e këtyre barrierave. Pasi u ndava nga takimi vendosa të vizitojë një pjesë të këtyre barrierave që gjendej në ketë fshatë e që janë futur në trashëgiminë historike të vendit.
Duke vizituar barrierat seç mu kujtua vizita ime në fshatin Bitinckë të rrethit të Bilishtit në prefekturën e Korçës. Vizitë e realizuar në muajin tetor të vitit 1994 me ndihmën e shokut tim tiranas Dritan Rama që më kishte ftuar në dasmën e dajës së tij. Sapo u futa në shtëpi më ra në sy fotografia e Enver Hoxhës. Ky shikim imi kishte një domethenenje për mua që në fakt ishte si formë për të bindur vetën që jam në Shqipëri…
I zoti i shtëpisë duke me parë që nuk i ndaja sytë nga fotografia ashtu pa u prezentua më pyeti : mos po të pengon kjo fotografi e xha Enverit ?
Unë, pa patur mundësi të mendojë, po në mënyrë shumë spontane ja ktheva përgjigjen :
Nuk më pengon se në fakt Enveri i Kosovës është i pastër si loti se ne e kemi idealizu kurse ju këndej kufirit e keni jetuar…
Kjo përgjigje e imja më sa duket i pëlqeu të Zotit të shtëpisë që gjatë gjithë mbrëmjes të dasmës biseduam për shqiptarët andej e këndej kufirit. Si ish ushtarak njihte të gjitha fshatrat e brezit kufitar sidomos të rrethit të Gjakovës, fshatra të cilat nuk ja kisha dëgjuar emrin kurrë…
Biseda për bunkerët ishte temë në veti .
Në bunkerët e Zvicrës munden të futën format e ndryshme të patriotizmit ashtu siç konsiderohen bunkerët si formë e patriotizmit në vetëveti .
Në bunkerët e shqiptarëve çfarë mundemi të futemi si formë të patriotizmit. Po që se ndalohem në bunkerin si formë e rezistencës ushtarake kundër çdo pushtimi nuk do dijë a do kem legjitimitetin e duhur. Po para se të mundohem të fusë disa forma të patriotizmit i japë të drejtë të them që gjithmonë më ka munduar fakti kur kam dëgjuar disa shqiptar nga viset shqiptare nën Jugosllavi kur vizitonin Shqipërinë që thoshin : çfarë duhen këta bunkerë ? po të thoshin shqiptarët e Shqipërisë ndoshta edhe do i kisha kuptuar apo gazetarët po të jesh i pushtuar deri në kockë e të pyetesh për këtë formë të mbrojtjes klasike është formë e iluzionit në vetëveti që paraqet…
Të nesërmen e dasmës i Zoti i shtëpisë më pyeti se çfarë kisha dëshirë të bëja dhe dëshirën time të eci për të parë fshatrat tjera i pëlqeu dhe ashtu duke ecur pyeta për toponimet e ndryshme e për befasinë time u njoftova për shumë toponime me kontonacion tipikë sllavë si : Polosk, Zvezd, Bozhograd e tjera dhe kureshtja ime nuk ndalej dhe doja ta dija pse nuk kishte iniciativa për të larguar këto toponime. Isha në një pozitë të favorshëm për të kritikuar se kisha gjetur elemente sllave … e tani kur shohë me çfarë kënaqësie shqiptojmë qytetet apo fshatrat e Kosovës që kanë toponime serbe seç më bën të fusë këtë fenomen në bunkerin e patriotizmit të shqiptarëve…
Njoftohem që në këto fshatra kalon edhe rruga për tu larguar në Greqi në mënyrë ilegale. Unë me injorancën time të rinisë nuk kuptoja që varfëria të gjunjëzon edhe para armikut … e tani kur shofë se sa shqiptarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta serbe më bënë të konfirmojë thënien « fukarrallaku të qon në derë të hasmit » . Po çfarë mundem të fusë nga ky realitet për të renditur në bunkerin e patriotizmit të shqiptarëve…
Po referohem në shkrimin e marrur nga Bulletinin Antropologjikë të Parisit të vitit 1887 (Coreses et Albanais të Hovelacque Abel) në faqe 170 autori thotë që shqiptarët nuk janë të lidhur me gjuhën , me vendin dhe me fetë e tyre. Sipas tij shqiptarët munden të ndryshojnë nacionalitetin në vendet ku emigrojnë për ti bindur vendasit që janë asimiluar po në faktë autori thotë që shqiptarët i takojnë vetëm shqiptarëve. Pas 131 vite i njëjti fjalor kundër shqiptarëve është përdorur këto ditë nga disa politikanë grekë që akuzuan këngëtaren shqiptare e paraqitur në Evrovizion që ka mashtruar shtetin grekë që me vite të tëra është paraqitur si greke.
E Greqia vazhdon të mbajë ligjin e luftës ndajë Shqipërie të vendosur pas luftës të dytë botërore, ligj që i japë të drejtën Greqisë ta sulmojë Shqipërinë edhe ushtarakisht ashtu siç ka pretenduar në vitin 1997 po në fakt nuk lejon shqiptarët të vizitojnë tokat çame…
Kjo rezistencë kundër asimilimit qëndron në listën për ta futur në bunkerin e patriotizmit shqiptarë.
Vazhdojë rrugën në barrierat kundër tankeve të vendosura në Zvicër dhe çka mundem të fusë në patriotizëm në bunkerët zviceran është fakti që shtetasit zviceranë nuk njohin politikanët e tyre po bëjnë politikë shtetëformuese ashtu siç paraqitet Kushtetuta e Zvicrës që emri komb mungon kurse vlerat për shtetëformim janë mirë të mbrojtura nga qytetarët.
Barrierat kundër tankeve në Zvicër mbrojnë natyrën, shtratin e lumenjve dhe shërbejnë si fole për shumë zogj e insekte. Kjo mundësi i është dhënë se patriotizmi i zviceranëve shihet në mbrojtjen e tokës kurse te patriotizmi i shqiptarëve përveç debateve politike që zgjasin shumë vite për mbrojtje kinse të tokës e detit e në fakt toka e deti shqiptarë tani për tani paraqesin formën më të mirë për të ilustruar mungesën e patriotizmit …
Marrë rrugën për tu kthyer për Lozanë dhe nën tingujt e këngës « Morra rrugën për Janinë » seç ndjeva mall për tokën time …për njerëzit e mijë …/rajonipress/


