Fundamenti

Bunjaku: Varrezat e qytetit turpi i komunës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot shkova te varrezat e qytetit të Gjilanit për t`i vizituar të dashurit familjar të ndjerë, nuk munda as të ofrohem, madje as t`i shoh sepse ishin bërë mal (mbuluar) nga bari që nga hyrja ka shkruar mërgimtari dhe ish gjyqtari i futbollit kosovar Nexhmedin Bunjaku.

Reagimi i plotë:

I indinjuar pyes kryetarin e komunës, por edhe kryeimamin se a u vije gjynah për ato varreza të mbuluara nga bari, së paku tu vije gjynah (sepse turp si duket nuk keni) për të afërmit e tuaj që pushojnë aty.

RCCOLA

Dil o kryetar i komunës e shko tek varrezat e shikoj vet sepse ke aty edhe votuesit që të kanë votuar (zgjedhur), por shkuan në botën e amshueshme e ku sot familjarët nuk mund as t`i ofrohen varrezave të tyre.

Tashmë nuk po e di se si po e kuptoni fjalinë turp.