Eko Higjiena

Bunjaku: Studentët ishin dhe janë lokomotiva e ecjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit Valentina Bunjaku – Rexhepi është takuar me udhëheqjen e organizatës studentore USPE e cila fushë-veprimtarinë e saj e ushtron në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prishtinë dhe Prizren.

Me këtë rast Bunjaku – Rexhepi, ka thënë se Gjilani përditë e më shumë po përtërihet me figura të reja të cilët po lëvizin drejtë zgjerimit të profesionalizmit dhe zhvillimit të këtij regjioni për shkak të numrit të studentëve që po rriten dhe do të rriten edhe më shumë gjatë të ardhmes.

“Qyteti i Gjilanit ka bukurin e vërtet me praninë dhe me zhvillimin e rinisë. Numri i madh i studentëve është ai që këtë qytet i cili është qendër e regjionit edhe përtej kufijve po e zbukuron. Profesionalizmi është një element që kjo anë tashmë e ka traditë dhe po e zgjeron edhe më shumë. Ne nga këndi i institucioneve lokale, jemi të përkushtuar që vendin meritor ta kenë studentët e kësaj ane. Zhvillimi i shtetit të Kosovës dhe ecja e sigurt është mundësuar pikërisht nga studentët para dhe gjatë luftës e posaçërisht tani në këtë fazë të zhvillimit dhe integrimit të vendit”, ka thënë kryesuesja ndër të tjerash.

Eco Higjiena

Selim Daku, kryetar i USPE-së në nivel vendi, ka informuar nga ana e tij kryesuesen e Kuvendit të Komunës me sukseset e arritura të organizatës, me ecjen e saj nëpër sfida por edhe për sfidat dhe problemet në përgjithësi të studentëve kosovar nëpër universitetet publike.

Ai poashtu ka përmendur edhe aspektin e efikasitetit të kolegëve të tij student, gjatë studimeve dhe në angazhimet e tyre pos diplomime. Sikur që ka spikatur edhe nevojën e madhe për mbështetje nga institucionet lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.