Mobi Casa

Bunjaku: Seanca megjithatë do të mbahet më 30 dhjetor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Valentina Bunjaku Rexhepi përmes një komunikate ka njoftuar se seanca e Kuvendit Komunale do të mbahet më 30 dhjetor 2014 dhe kjo sipas saj është arritur edhe me grupimet politike në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Ne sot mbajtëm mbledhjen e Komitetit për politikë dhe financa, e në të cilin takim shqyrtuam një varg çështjesh që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në institucionet e komunës sonë si dhe që kanë ndikim të rëndësishëm për një jetë më të mirë të qytetarëve të Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e Valentina Bunjakut Rexhepit.

Ne si institucione komunale paraprakisht ishim të njoftuar se Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri ka pasur të udhëtoj jashtë vendi sepse si lider që është ai i prinë shumë proceseve të rëndësishme që e përcjellin shtetin tonë, e në kuadër të kësaj unë shfrytëzoj rastin ta uroj për kontributin që ai jep në vazhdimësi për avancimin e shumë proceseve që shkojnë në interes të vendit tonë.

UBT

Duke pasur për bazë të gjitha këto dhe me qëllim që agjenda e punëve në institucione komunale të jetë në harmoni, ne sot mbajtëm mbledhjen e Komitetit për politikë dhe financa e ku bashkërisht me të gjitha grupimet politike vendosëm që seancën e kuvendit ta mbajmë në afat të rregullt ligjor pra më datën: 30 dhjetor 2014. Vendimin në fjalë nuk e kemi marrur për shkak të reagimeve të disa individëve, por e morëm në shenjë respekti për kryetarin Haziri, ngase ai është zëri i gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe prezenca e tij në seancë të kuvendit është e rëndësisë së veçan.

Kuvendi Komunal si organi më i lartë i legjislativit lokal ç`do herë ka për bazë harmonizimin e agjendave të institucioneve komunale dhe në kuadër të kësaj lus anëtarët e Kuvendit Komunal të mirëkuptojnë agjendën e kryetarit dhe angazhimet e grupit tonë politik si dhe vullnetin qytetar që mua më mandatoi të udhëheq me institucionin më të lartë të Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e Valentina Bunjakut Rexhepit kryesuese e Asamblesë Komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.