United Hospital

Bunjaku-Rexhepi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë një zë unik në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kërkuar nga drejtuesit e Lëvizjes “Vatra” që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë unikë në kërkesat e tyre për institucionet e Kosovës, ndërkohë që ka premtuar bashkëpunim të plotë të institucioneve komunale, me përfaqësuesit e këtij subjekti politik.

Gjatë një pritje për kryetaren e re të Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani dhe delegacionin e saj, Bunjaku – Rexhepi ka thënë se Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e fundit, ka miratuar një kërkesë të këtij subjekti, të cilën e ka prezantuar Sejdullah Kadriu, si përfaqësues i zgjedhur i qytetarëve të Luginës së Preshevës në vendimmarrjen e këtushme komunale, për t`i rekomanduar qeverisë së Kosovës krijimin e lehtësirave për pajisje me dokumente personale për banorët e zhvendosur nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

“Përkrahja jonë si institucione komunale nuk do të mungojë asnjëherë, brenda kufijve ligjorë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke i këshilluar grupimet politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilat veprojnë në Kosovë, që të jenë bashkë në kërkesat e tyre të arsyeshme.

Fundamenti

Duke nënvizuar angazhimin e Komunës së Gjilanit në përkrahje të Luginës së Preshevës, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këtu është hapur Zyra Ndërlidhëse si dhe është themeluar Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar. Kurse në Kuvendin Komunal, Lëvizja “Vatra” përfaqësohet me një anëtar.

Ajo është shprehur e kënaqur që Lëvizja “Vatra” i është besuar një femre, për ta udhëhequr, duke thënë se nuk ka dyshim që Gentiana Shabani do ta arsyetojë këtë besim të banorëve të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq, Gentiana Shabani, e cila vizitën e parë si kryetare e “Vatrës” e ka bërë pikërisht në Kuvendin Komunal të Gjilanit, të cilin e udhëheq Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se pret që bashkëpunimi i mirë me autoritetet e këtushme komunale, të vazhdojë edhe në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.