Eko Higjiena

Bunjaku Rexhepi: Shkolla “Don Bosko” model për shkollat tjera

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Me program të pasur kulturor-artistik nga nxënësit, është shënuar sot Dita e Shkollës “Don Bosko” në Gjilan dhe njëherit 200-vjetori i lindjes së Don Boskos.Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka marrë pjesë në këtë ngjarje, në emër të kryetarit Lutfi Haziri ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e kësaj shkolle me rastin e Ditës së Shkollës, duke thënë se “Don Bosko” është model për shkollat tjera.

“Në emër të kryetarit Haziri dhe të Kuvendit Komunal të Gjilanit ju uroj sot Ditën e Shkollës duke ju dëshiruar shumë suksese. Dua të përgëzoj drejtuesit e kësaj shkolle për cilësinë dhe kushtet që u ofron nxënësve dhe thjeshtë kjo shkollë është model për të gjitha shkollat tjera”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Hidromorava

Ndërsa, drejtori i qendrës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi ka thënë se për të pasur sukses në edukimin e gjeneratave të reja duhet të funksionoj trekëndëshi nxënës-prind-mësimdhënës, për të shtuar se kjo po funksionon deri tani mjaft mirë në këtë shkollë.

Ai tha se kolegji në Gjilan ka deri më tani të regjistruar 52 nxënës me një kuadër profesional të përgatitur mirë dhe me synim zhvillimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, por edhe përgatitjen e kuadrove të reja të cilat janë të gatshme të konkurrojnë kudo edhe jashtë vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.