UBT

Bunjaku-Rexhepi: Raporti i OJQ “Anamorava” i pasaktë, dhe jo profesional

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky raport është jo i saktë, jo i drejt, jo profesional dhe nuk paraqet gjendjen reale të punës së Kuvendit dhe trupave ndihmës të tij gjatë vitit 2015. Raporti ka shumë gabime teknike e gjuhësore dhe kjo na e bënë shumë të vështirë çka në të vërtetë ka dashur të thotë monitoruesi, tha Bunjaku Rexhepi. Kurse Riad Rashiti nga radhët e PDK-së, e ka mbështetur raportin, duke e vlerësuar si real, ndërkaq ka theksuar se “fatkeqësisht këtu kemi dy konstatime, raporti i “Anamoravës” që është me plot kritika, vërejtje e lëshime për Komunën në përgjithësi, ndërkaq kryesuesja po flet krejt bardh”.

Organizata joqeveritare “Anamorava” në Gjilan, ka paraqitur sot raportin e monitorimit të Komunës për vitin 2015, ku përfaqësuesi i saj, Isa Shefkiu, tha se në shumicën e sektorëve të ekzekutivit dhe legjislativit ka vërejtje, e kritika, të cilat sipas tij, janë të domosdoshme për t’u përmirësuar.

Por, me këtë konstatim nuk është pajtuar kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila vlerësoi se raporti i OJQ “Anamorava” i pasaktë, jo i drejt dhe nuk paraqet gjendjen reale.

“Ky raport është jo i saktë, jo i drejt, jo profesional dhe nuk paraqet gjendjen reale të punës së Kuvendit dhe trupave ndihmës të tij gjatë vitit 2015. Raporti ka shumë gabime teknike e gjuhësore dhe kjo na e bënë shumë të vështirë çka në të vërtetë ka dashur të thotë monitoruesi”, tha Bunjaku Rexhepi.

Ajo tha se në shumicën e pikave të paraqitura, raporti ka kritika të pavend, ndërkaq ka shfaqur shpresën se në raportin e radhës të mos përsëriten ato.

ARKATANA

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu, këtë raport e ka vlerësuar si kohë e harxhuar dhe letër e harxhuar, pasi sipas tij, nuk është në përputhje me realitetin.
“Ka mangësi elementare. Është huqur numri i asambleistëve, pastaj numri i anëtarëve të LDK-së dhe shumë e shumë huqje të tjera”, u shpreh Aliu.

Ndërkaq, opozita pati fjalë të mira për raportin. Riad Rashiti nga radhët e PDK-së, e ka mbështetur raportin, duke e vlerësuar si real, ndërkaq ka theksuar se “fatkeqësisht këtu kemi dy konstatime, raporti i “Anamoravës” që është me plot kritika, vërejtje e lëshime për Komunën në përgjithësi, ndërkaq kryesuesja po flet krejt bardh”.

Shefi i këshilltarëve të lëvizjes Vetëvendosjes, Nevzad Isufi, ka deklaruar se pajtohen me shumicën e gjetjeve të raporti, të cilat sipas tij, kanë qenë vërejtje të vazhdueshme edhe të subjektit që ai i takon.

Në debat, vlerësimet e tyre i kanë dhënë edhe anëtarë tjerë të partive politike, sikurse edhe nga shoqëria civile./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.