KKVITI

Bunjaku-Rexhepi: LDK e ka votuar Thaçin për president, duhet të qëndrojmë në Kuvend e ta votojmë edhe Osmanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka deklaruar se LDK-ja duhet të qëndroj në sallë dhe të votoj Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

Ajo ka thënë se LDK-ja ka votuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi për këtë pozitë, andaj duhet ta votoj edhe Osmanin.

“LDK duhet të qëndroj në sallë dhe të votoj zonjën Osmani. Unë personalisht mendoj që duhet të qëndrojmë në sallë dhe të votojmë. LDK në marrëveshje me PDK’në ka votuar Thaçin për president. Në këtë rast, zonjën Osmani, një zonjë me kaq autoritet, që qytetarët kanë treguar se po e duan për presidente, ne duhet ta votojmë. Disponimi është që ta votojmë me shumë dëshirë”, ka theksuar Bunjaku në T7.

Mobi Casa

Bunjaku ka thënë se për këtë vendim do të konsultohen edhe njëherë me kryetarin e ri.

Përndryshe, ajo ka thënë se LDK ka gabuar kur e ka përjashtuar Osmanin nga partia.

“Gabimi ynë ka qenë përjashtimi i zonjës Osmani. Unë kam votuar kundër përjashtimit të saj. Gabimi tjetër ka qenë rrëzimi i Qeverisë Kurti, që të binden qytetarët se si do të udhëheq ai. Ai ka pasur shumë procese të mëdha para vetes dhe do të dështonte”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.