Hidromorava

Bunjaku-Rexhepi inkurajon të rinjtë të bëjnë punë vullnetare në të mirë të shoqërisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kuadër të “Ditës së Rinisë” që është shënuar sot në Komunën e Gjilanit, është mbajtur debati me temën “Vullnetarizmi, ndikimi tek të rinjtë dhe shoqëria”, të cilin e ka organizuar Unioni i Studentëve Pro Europian, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Në debat ka marrë pjesë si paneliste kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, Bujar Haziri, drejtor i DKRS-së, Valdrin Halimi – kryetar i KVRL-së etj.

Në fjalën e saj, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi foli për përvojën e saj vullnetare në të mirë të shoqërisë, e cila e ka ndihmuar që të ecë drejt karrierës së suksesshme në politikë.

Bunjaku Rexhepi ka inkurajuar të rinjtë të merren sa më shumë me vullnetarizëm dhe në këtë mënyrë i kontribuojnë vetës dhe shoqërisë kosovare.

Mobi Casa

Në debat kanë kontribuuar me angazhimet e tyre edhe drejtori i DKRS-së, Bujar Haziri, pastaj Xhevat Bajrami, Valdrin Halimi, Mehmet Zylfiu e Genc Mustafa, të cilët theksuan nevojën dhe aktivizimin e të rinjve për t’u bërë pjesë e punëve vullnetare.

Aktivitetet në kuadër të shënimit të “Ditës së Rinisë” kanë vazhduar me “Tryezën për Integrime”, në të cilën ka folur Burim Elezi nga Zyra për Integrime Evropiane e Komunës së Gjilanit, i cili tha se përpos rolit dominues në kthesat historike, të rinjtë konsiderohen bartës të proceseve për ndryshime pozitive e integruese në jetën shoqërore në vend.

Ndryshe, shfaqja e filmave tematikë kundër diskriminimit përmbyllë aktivitetet shumta të “Ditës së Rinisë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.