Fundamenti

Bunjaku-Rexhepi: Gjilani sot frymon e këndon shqip

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve kushtuar ditëve të lirisë, të shtunën në mbrëmje ka filluar Festivali dy ditor i këngës dhe valleve “Gurra popullore”, ku po marrin pjesë ansamble nga Kosova, Shqipëria, Presheva dhe trojet tjera shqiptare. Festivalin e ka hapur Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila ka thënë se madhështia e lirisë, është se sot ne jetojmë të lirë dhe frymojmë e këndojmë shqip. Pikërisht para 16 viteve, okupatori serb u largua, për të mos u kthyer kurrë më në trojet tona, tha ajo.

Me këtë rast, Bunjaku-Rexhepi rikujtoi se për këtë ditë, Gjilani dha gjak, dha martirë, dha dëshmorë e heronj, dha gjithçka tjetër që e kërkoi liria e këtij vendi.

“Sot, ne e kujtojmë me dinjitet dhe krenari veprën e tyre dhe përulemi e gjunjëzohemi para atyre që luftuan me penë e me pushkë, pa harruar të falënderojmë edhe KFOR-in dhe forcat tjera ndërkombëtare, për kontributin që dhanë. Falënderojmë njerëzit e vullnetit te mirë, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët e Gjilanit. Të festojmë e të gëzojmë për këtë ditë madhështore, por edhe të punojmë bashkë, për të ndërtuar të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, ashtu siç ata meritojnë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

UBT

Programin e festivalit, që po mbahet në sheshin “Agim Ramadani”, para teatrit të qytetit, e ka hapur ansambli “Gjilani”, për të vazhduar me grupet nga Obiliqi, Artana dhe të tjera.

Manifestimet për ditët e lirisë, të dielën vazhdojnë me “Trekëndëshin poetik të paqes” dhe festivalin “Gurra popullore”, nata e dytë, ka thënë Bujar Haziri, shef i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.